Mazhoranca është përçarë në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, lidhur me draftin e kamerave të sigurisë në mjediset e lokaleve.
Ky draft u kthye nga Presidenti Nishani si antikushtetues, ndërsa mazhoranca e rrëzoi dekretin e tij sot në Komision. Mirëpo, ajo këtë e bëri vetëm me votat e PSsë, teksa LSIja abstenoi, ndërsa Aqif Rakipi i PDIUsë votoi kundër, duke bashkuar votat me PD-në.