Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklaratat e Trump për Ukrainën, në Europën Lindore rritet frika nga qëndrimet e presidentit amerikan 

2025/02/21 at 10:10 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Deklaratat e Trump për Ukrainën, në Europën Lindore rritet frika nga qëndrimet e presidentit amerikan 

Vendet juglindore dhe qendrore të Europës janë shokuar nga deklaratat e Trumpit për Ukrainën. 


Këto vende druajnë, se gjithashtu do të mbeten të ekspozuara kundrejt Rusisë. Rumania madje druan se një “Jaltë e re” vjen. 

Deklaratat në amokun verbal të presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe diskretimi prej tij i Ukrainës dhe presidentit të saj Volodymyr Zelenskyjshkaktojnë në radhë të parë tek njerëzit në vendin e sulmuar shtangie dhe shok. Por edhe në vendet e Europës juglindore dhe qendrore po përhapet frika, se sërish ato mund të jenë të pambrojtura kundrejt Rusisë. 

Pothuajse të gjithë popujt e kombet në këtë rajon, ashtu si edhe Ukraina, kanë vuajtur rëndë nën politikën imperiale të Perandorisë Ruse dhe më vonë të Bashkimit Sovjetik – një traumë, që i ka rrënjët shekuj më parë dhe që edhe sot mezi kuptohet në Europën Perëndimore. 

Distancimi i Trumpit prej Ukrainës ka bërë që në këto vende tani të krijohet kriza më e thellë besimit që nga vitet 1980, kur ende nuk ishte e qartë, se si do të reagonte Bashkimi Sovjetik ndaj lëvizjeve të lirisë dhe pavarësisë. Që nga fundi i viteve 1990 SHBA në kuadrin e NATO-skanë qenë garantuesi më i rëndësishëm i sigurisë në Europën juglindore dhe qendrore. 

Tani ata druajnë se do të braktisen, ashtu si në Ukrainë.
Shkalla më e lartë e alarmit ndihet ndërkohë në radhët e drejtuesve politikë në Rumani. Shefi i kabinetit presidencial në Rumani, Cristian Diaconescu, akuzon Rusinë, se në takimin në Riad ndërmjet ministrave të Jashtëm i ka propozuar SHBA-së një “Jaltë të re” dhe tërheqjen e trupave të SHBA-së nga Rumania. 

Intelektualë të njohur rumunë, ndër ta politiologu Vladimir Tismaneanu, e cilëson takimin në Riad si “tradhëti” ndaj Ukrainës dhe vlerave perëndimore si dhe si “një Mynih i ri”. Në Marrëveshjen e Mynihut më 30 shtator 1938 Rajhu Gjerman, Franca, Italia dhe Britania e Madhe pa pjesëmarrjen e Çekosllovakisë vendosën shkëputjen e rajonit të Sudetëve duke ia kaluar atë Rajhut Gjerman. 

Musk mbështet ekstremin e djathtë në Rumani
Ragimet e ashpra kanë një arësye të kuptueshme: Ashtu si në rastin e Ukrainës qeveria e SHBA-së akuzon edhe Rumaninë, se është një vend jo demokratik. Konkretisht zëvendëspresidenti i SHBA-sëJ.D. Vanceakuzoi Rumaninë javën e kaluar në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se ka vepruar në mënyrë jo demokratike duke anuluar zgjedhjen e presidentit. 

Miliarderi i teknologjisë dhe njeriu i afërt i Trumpit, Elon Musk, nga ana e tij mbështet kandidatin ekstremist të djathtë dhe pro-rus për president Calin Georgescu, i cili bën thirrje për coptimin e shtetit të Ukrainës dhe ndarjen e saj ndërmjet Rusisë, Hungarisë dhe Rumanisë. 

Georgescu në nëntor 2024 fitoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ky raund u anulua për shkak të financimit ilegal të fushatës elektorale të Georgescus dhe dyshimeve për ndërhyrje nga Rusia në favor të tij. Për financimin ilegal ka prova, por për dyshimet për ndërhyrjen ruse nuk ka dëshmi. Musk të martën (18.02.2025) në platformën X e lëvdoi Georgescu me fjalët: “Rumania meriton sovranitetin e saj!” 

“Sovranistët” kundër së drejtës për mbrojtjen e vendit
Rumania është baza mbrojtëse më e rëndësishme për trupat e SHBA-së dhe të NATO-s në Europën juglindore dhe në territorin e saj është dislokuar mburoja raketore e rajonit. Nga ana tjetër Rumania bashkë me fqinjën e saj, Republikën e Moldavisë, është e prekur vet ushtarakisht nga lufta ruse kundër Ukrainës. 

Në territorin rumun dhe moldav vazhdimisht bien dronë rusë ose shpërthejnë. Edhe raketat ruse prekin vazhdimisht hapësirën ajrore të të dy vendeve. 

Më 19.02.2025 Rumania miratoi një ligj, që lejon goditjen e dronëve të tillë. Tri partitë e ekstremit të djathtë në parlament, të cilat në propagandën e tyre përdorin intensivisht termin luftarak të së “sovranitet kombëtar” , votuan kundër këtij ligji. 

Presidenti në detyrë i Rumanisë, Ilie Bolojan, dhe kryeministri Marcel Ciolacu reaguan më të rezervuar në deklaratat e tyre. Megjithatë Bolojan e lidh fatin e Rumanisë me atë të Ukrainës: “Siguria e Ukrainës është edhe siguria e Europës dhe e Rumanisë”, tha Bolojan. “Ne qendrojmë jo vetëm për arsye humanitare në krah të Ukrainës, por edhe sepse kjo është në interesin tonë strategjik.” 

Mesazh dramatik i Tusk
Edhe qeveritë e vendeve të tjera të Europës qendrore dhe juglindore reagojnë aktualisht me deklarimin e solidaritetit të pakufizuar ndaj Ukrainës. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk shkruan në X pothuajse çdo ditë apele me nota dramatike. 

Negociatat e Trumpit me Rusinë ai i komentoi me fjalët: “Një kapitullim i imponuar i Ukrainës do të nënkuptonte një kapitullim të të gjithë bashkësisë ndërkombëtare perëndimore.” 

Në kuadrin e Konferencës së Sigurisë në Mynih ai postoi deklaratën: “Si turist unë e dua qytetin. Si historian dhe politikan sot mund të them vetëm: KURRË MË. MYNIH” Ai kujton gjithashtu fjalët e Papa Gjon Palit të Dytë – “Mos kini frikë!” – që ishin një “Inkurajim i polakëve në luftën kundër sundimit rus”. 

Presidenti i Çekisë, Petr Pavel shkruan të mërkurën (20.02.2025) në X, të cilësosh si diktator presidentin e Ukrainës duhet të kesh “një dozë të fortë cinizmi”. Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda bën thirrje në X: “Ne duhet të veprojmë tani, për të mbështetur Ukrainën dhe për të forcuar sigurinë e Europës. Nuk ka më kohë për fjalë, duhet vepruar.” 

Nauseda ka paraqitur një plan prej gjashtë pikash, që duhet të hapë rrugën për një mëvetësi më të madhe europiane në politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe për ndihmat për Ukrainën. Plani parashikon ndër sanksionet më rigoroze kundër Rusisë. Edhe nga vendet e tjera të rajonit vijnë kërkesa për më shumë investime në një mbrojtje të përbashkët europiane. 

Tre vende kundër mbështetjes për Ukrainën
Ndryshe nga sa pritej janë reagimet e drejtuesve politikë në Bullgari, Sllovaki dhe Hungari. Në Bullgari është në postin e presidentit Rumen Radev, një pro-rus, i cili nuk është shumë miqësor ndaj Kremlinit si hungarezi Viktor Orban, por që vazhdimisht e minimizon agresionin rus në Ukrainë dhe shprehet kundër mbështetjes për Ukrainën. 

Radev e përshëndet “iniciativën e paqes” të Trumpit dhe i kërkon qeverisë dhe parlamentit, që të marrin vendim kundër dërgimit të ushtarëve në Ukrainë – një temë, që ndërkohë nuk është shtruar në rend të ditës as në Bullgari dhe as në BE. 

Deri tani qeveritë në Bullgari e kanë mbështetur vazhdimisht ushtarakisht Ukrainën. Eshtë e paqartë, se cili do të jetë pozicioni i koalicioni, që qeveris në Sofje që nga mesi i janarit. Ky koalicion ka në radhët e veta tri parti, dy prej të cilave janë pro-ruse, izolacioniste dhe qeveria është e përçarë lidhur me çështjen e Ukrainës. 

Në rastin e Sllovakisë dhe të Hungarisë është e qartë, se nuk ndërmerret asnjë nismë solidariteti për Ukrainën pse ndonjë nismë për një mbrojtje më të mirë të mëvetsishme europiane. Kryeministri sllovak Robert Ficoe tha qartë, se vendi i tij nuk ka përse të marrë pjesë në takime si ai i fundit në Paris. Atje takohen “miqtë e luftës”, tha Fico, dhe “ne nuk kemi të bëjmë me këtë”./DW 



Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor paraqitet në SPAK 

Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor paraqitet në SPAK 

SPAK firmos autorizimin, lejon familjarët të vizitojnë Erion Veliajn në paraburgim 

“Akuzohem se bëra zv/ministre gruan e Gent Sulës”, reagon Veliaj: Ols Dado të çohet tek psikologu para se… 

Nën akuzë për shitje droge dhe vjedhje, 6 të arrestuar në Durrës 

Nën akuzë për shitje droge dhe vjedhje, 6 të arrestuar në Durrës 
















TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com