Kryeministri i vendit Edi Rama në një konferencë për mediat më datë 14 qershor kishte deklaruar se është i gatshëm të përfshijë opozitën në përzgjedhje nga Kuvendi të asaj pjese të anëtarëve të të KLGJ dhe KLP që do të votohen nga trupa parlamentare. “Për këtë zgjidhje jemi gati të negociojmë”, thoshte Rama një muaj më parë.
“Nëse PD-ja e do reformën, mjafton ta votojë dhe duke pranuar të mos fusë duart e veta në procesin e radiografimit të gjykatësve dhe prokurorëve.
“Sidoqoftë deri ditën kur PD të votojë reformën në drejtësi kjo e vetingut do të jetë vija e kuqe e pakapërcyeshme”, deklaronte Rama.
Por sonte, teksa pritej formalizimi i draftit pas koncensusit të arritur mes PS-PD, Partia Socialiste është terhequr duke mospranuar anëtarësi të barabartë në organet kolegjiale KLGJ dhe KLP.