Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata për NATO-n, Rama: Trump-i është Trump…

2024/02/15 at 7:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Deklarata për NATO-n, Rama: Trump-i është Trump…

Vizita historike e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë u përmbyll me një konferencë të përbashkët për shtyp mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Të pranishëm gjatë kësaj konference kishte edhe gazetarë amerikanë, të cilët i drejtuan disa pyetje edhe kreut të qeverisë shqiptare.

Një ndër to ishte edhe ajo e gazetares së CBS News, Olivia Gazis. Kjo e fundit e pyeti Ramën për deklaratatat e ish-Presidentit Trump për NATO-n dhe nëse po sheh ndonjë zbehje të mbështetjes së SHBA-së ndaj Ukrainës.

Kreu i qeverisë u përgjigj se nuk mendon që NATO-ja do të dobësohet dhe që SHBA-ja nuk do t’i ikë rolit e udhëheqjes së saj.

Olivia Gazis, gazetare: U përmend kontributi i madh i Shqipërisë për Ukrainën, ndërkohë që Kongresi amerikan është përpjekur për muaj të tërë për të miratuar një paketë të madhe për Ukrainën. Edhe pse po hyhet në vitin e tretë luftës me Rusinë, a po e shihni këtë një mbështetje në zbehje të SHBA ndaj Ukrainës dhe ndoshta edhe zmbrapsjet në përpjekjet për të mbështetur? Për kandidatin apo më mirë në situatën e parazgjedhjeve a mendoni që më pas do të ketë një mbështetje për NATO-n, gjithashtu për rezultatin e shpenzimeve që do të ketë ushtarake?

Edi Rama: Në fakt po më shtyn në një drejtim që kam frikë se mund të jetë i rrezikshëm sepse që t’i përgjigjem pyetjes suaj duhet të bëhem pjesë dhe të shkrihem në politikën amerikane që nuk është shumë e këshillueshme kur je mik i SHBA. Por dua që të përfitoj nga prania juaj për t’ju ftuar, ndoshta përmes televizionit tuaj, që të ndani me publikun amerikan një hartë të Mongolisë dhe gjithashtu të shihni intervistën që është bërë sesi është legjitimuar sulmi kundër Ukrainës, duke shkuar deri në shekullin e 9. Po të shihni në atë kohë, Rusia ishte asokohe në kuadër të kufirit të Mongolisë. Unë e di që mongolezët janë njerëz miqësorë dhe nuk mendoj që po të kthejmë kokën, të shohim hartat e të përdorim historinë për të sulmuar popujt e tjerë për të marrë jetët e njerëzve, për të shkatërruar shtëpitë e të tjerëve, për të shkatërruar të ardhmen e të tjerëve, është një veprim mjaft i marrë. Në këtë situatë Ukraina nuk do mund të mbijetonte kurrë së pari e mbi të gjitha pa SHBA dhe pastaj pa aleatët dhe miqtë e tjerë që meqë ra fjala nuk janë të prirur të hyjnë në luftë as me Rusinë apo me këdo tjetër, por duhet të mbrojnë Ukrainën për të mbrojtur botën në të cilën besojnë. Në qoftë se doni që unë të kem një qasje lidhur me Senatin amerikan nuk mendoj se duhet të hyj aty sepse le të themi që politika amerikane ditët e sotme nuk është në maksimumin e vet. Por diçka mund ta them. Kam pasur privilegjin të jem kryeministër i Shqipërisë në NATO kur aty ishte dhe ish-Presidenti. Pavarësisht retorikës, pavarësisht mënyrës plot ngjyrime për t’u përballur me oponentët nuk pashë ndonjë dobësim të NATO-s, në të kundërt ajo që ishte vendosur më përpara vazhdonte të qëndronte. Çdo vend vazhdoi të hidhte më shumë para dhe të bënte më shumë përpjekje për të rritur buxhetin e NATO-s. Kështu që zgjedhjet janë zgjedhje, Trump është Trump, politika amerikane është politika amerikane, por mendoj që SHBA janë diçka më shumë se sa kaq. Ajo çfarë e bën unike SHBA-në në bashkësinë tonë të popujve në mbarë botën është që SHBA nuk munden dhe sipas mendimit tim kurrë nuk do t’u largohen parimeve që duhen mbrojtur me çdo çmim. Nuk kam frikë nga asgjë, përveçse nga lëkundja apo heqja dorë nga të vazhduarit të mbrojtjes së vetes sonë duke mbrojtur të drejtën e ukrainasve për të jetuar në vendin e tyre, për të pasur shtëpitë e tyre të paprekura, për të bërë që fëmijët e tyre të rriten atje, e për të pasur një të ardhme të përbashkët me të gjithë të tjerët pa kërcënimin për t’u fshirë nga harta bazuar në shekullin e 9, 13, 15 apo të çfarëdo shekulli. Sepse kjo hap kutinë e Pandorës dhe mund t’ju them që në këtë rajon kemi shumë harta, por na duhet të shohim nga e ardhmja dhe vetëm e ardhmja do të na bashkojë. Kështu që jo, nuk mendoj që NATO-ja do të dobësohet, nuk mendoj që SHBA-ja do t’i ikin rolit dhe udhëheqjes së tyre. Mendoj që kur zgjedhjet të përfundojnë çështjet amerikane janë çështjet amerikane.

Ju sugjerojmë

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
-U tha në Opinion

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

12 Maj, 2025 11:06 pm
“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
-U tha në Opinion

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

12 Maj, 2025 11:01 pm
Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
Politikë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

12 Maj, 2025 10:52 pm
Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
Politikë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

12 Maj, 2025 10:40 pm
Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin
-U tha në Opinion

Lufta për një mandat në Tiranë! Analisti tregon 3 partitë që mund ta marrin

12 Maj, 2025 10:25 pm
A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu
-U tha në Opinion

A do pranojnë humbjen Partia Demokratike? Balliu “thyen heshtjen” nga selia blu

12 Maj, 2025 10:20 pm
Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon
Kryesore

Mbyllet procesi i numërimit në Sarandë, ja kush është forca politike që dominon

12 Maj, 2025 10:05 pm
Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet
Kryesore

Partia Demokratike fiton Kukësin, ja si u ndan mandatet

12 Maj, 2025 9:50 pm
Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti
-U tha në Opinion

Manastirliu për “Opinion”: Presim 20 mandate në Tiranë! Ja kur merr formë Parlamenti

12 Maj, 2025 9:40 pm
Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!
Aktualitet

Pas divorcit 5 muaj pa takuar fëmijët, djemtë e urrejnë: Nuk e quajmë për mami!

12 Maj, 2025 9:16 pm
Para
Pas takimit me presidentin Begaj/ Blinken: Shqipëria, lider në Ballkanin Perëndimor

Pas takimit me presidentin Begaj/ Blinken: Shqipëria, lider në Ballkanin Perëndimor

Ishulli i njohur turistik vendos taksë për çdo turist të huaj që e viziton

Ishulli i njohur turistik vendos taksë për çdo turist të huaj që e viziton

Blinken në Tiranë, Berisha: Për herë të parë, një Sekretar Shteti takon vetëm përfaqësues të një partie

Blinken në Tiranë, Berisha: Për herë të parë, një Sekretar Shteti takon vetëm përfaqësues të një partie

TE FUNDIT

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!

Lapaj për “Opinion”: Jemi forca e tretë në vend!
12 Maj, 2025

Kreu i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj e mbajti fjalën dhe u prononcua sërish për “Opinion”. I lumtur me...

Lexo më shumë

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër

“Mundësia” merr mandatin e dytë në Tiranë? Pritshmëritë e Shehajt: Jemi shumë afër
12 Maj, 2025

Agron Shehaj kreu i partisë Mundësia, e cila garoi në zgjedhjet e 11 Majit për të pasur përfaqësuesit e saj...

Lexo më shumë

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla

Kandidati i “Shqipëria Bëhet” revoltohet ndaj numëruesve, e qetëson Taulant Balla
12 Maj, 2025

Një kandidat i Nismës Shqipëria Bëhet ka shpërthyer ndaj numëruesve në Parkun Olimpik, aty ku po nxirret në tavolinë vota...

Lexo më shumë

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike

Mbyllet numërimi i votave në Mirditë, kryeson Partia Demokratike
12 Maj, 2025

Është mbyllur numërimi i votave brenda vendit edhe në Bashkinë e Mirditës. Në vend të parë është renditur Partia Demokratike,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com