Gjate një interviste në “Tonight Ilva Tare”, kryeministri Edi Rama duket se është tërhequr pas lajmit të bërë publik ditën e djeshme në media, sipas të cilit shefi i qeverisë ka njoftuar deputetët dhe ministrat socialistë, se PS i ka 71 mandate edhe pa LSI.
Rama hodhi poshtë këto pretendime, duke thënë se këto janë interpretime të mediave që nuk kanë asnjë rëndësi.
Edi Rama: Këto janë interpretime. Këto janë të gjitha fjalë dhe nuk kanë asnjë rëndësi. As të thëna nga unë apo nga aleati im. Këto janë fjalë që nuk kanë asnjë rëndësi.
Mendoj se koalicioni ka funksionuar më së miri pasi shikoj strukturën e plotë dhe nuk i lejoj vetes të humbas në detaje të papërsosura, difektoze apo në detaje të shëmtuara që mund të ketë një tablo e madhe e një pune të madhe për të bërë disa reforma që janë produkt i këtij koalicioni dhe pa këtë koalicion nuk do të ishin bërë dot kurrë siç nuk u bënë në 20 e kusur vite.