Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Deklarata e Gjiknurit, opozita: Nesër në mbledhje të gatshëm të diskutojmë

2020/07/23 at 10:40 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reforma Zgjedhore/ Përfundon mbledhja me ekspertët e ODIHR

Pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit Politik, opozita dhe mazhoranca kanë shkëmbyer akuza në adresë të njëra-tjetrës.


Pas përgjigjes së kthyer nga përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, ka reaguar përsëri opozita.

Përmes këtij reagimi opozita thekson se ajo nuk ka refuzuar asnjë diskutim, ndërsa shton se nuk mund të pranojë ndryshimet kushtetuese të njëanshme të mazhorancës.

Ndërkohë, edhe pse Gjiknuri tha më herët që Këshilli Politik do të mbledhjet pasi opozita të paraqes propozimet e saj, kjo e fundit ka këmbëngulur që mbledhje e radhës së Këshillit Politik të mbahet nesër.

LEXONI EDHE: Listat e hapura, Gjiknuri-opozitës: Dërgoni propozimet tuaja

Reagimi i opozitës

Z.Gjiknuri,

Po ju përsërisim se në dialog politik, nuk mund të veprohet me teorinë e faktit të kryer! Është gabim dhe miqësisht vlerësoni mundësinë për të reflektuar për këtë qëndrim të paprecedentë.

Edhe në email tuaj ju e beni ndryshimin kushtetues fakt të kryer dhe na ftoni të dialogojmë sesi do ta detajojmë në ligjin ekektoral.

Këtë fakt nuk pranoi Opozita në mbledhje dhe nuk mund ta pranojmë, sepse ne i qëndrojmë strikt marrëveshjeve politike që kemi nënshkruar, dhe se ndryshimet kushtetuese për çështjet e zgjedhjeve duhet të bëhen gjithmonë në një proces gjithëpërfshirës dhe të hapur. Ato nuk mund të na serviren si fakt i kryer, ndërkohë që ne po ju kërkojmë të diskutojmë bashkërisht për çdo çështje që lidhet me zgjedhjet.

Teorinë e faktit të kryer ju e aplikoni edhe në email tuaj të fundit. Po ju citoj:

  1. “Kryetari i Partisë Socialiste z.Edi Rama ju ftoi të jepni kontributin tuaj në funksion të përshtatjes së ligjit elektoral me nismën për hapjen e listave zgjedhore, nismë tashmë e miratuar”;
  2. “Z.Rama ju ftoi që dakordësohemi për sa i takon korrektimeve që nevojitet të bëhen në ligjin elektoral për të reflektuar sanksionimin e hapjes së listave zgjedhore.”.
  3. “shpreheni të gatshëm të jepni kontributin tuaj për reflektimin në ligj elektoral të sanksionimit kushtetues për hapjen e listave.”. [Kjo është e pavërtetë sepse nuk kemi thënë këtë në email tonë]
  4. “ju kërkoj që të dërgoni paraprakisht propozimet tuaja në funksion të reflektimit në ligjin elektoral të hapjes së listave që sanksionohet nga ndryshimi kushtetues.”
  5. “në datën 30 Korrik, Kuvendi voton amendamentin kushtetues që hap listat.”.

Ne nuk kemi refuzuar dialogun as dje, as sot dhe as kurrë. Siç ju e dini, kishim konfirmuar që jemi në pamundësi për të qenë në mbledhje dje dhe kërkuam që mbledhja të zhvillohet sot. Por edhe mbledhjen ju e bëtë fakt të kryer.

Unë dhe kolegu Vasili do të jemi nesër në mbledhjen e Këshillit Politik për të diskutuar për çdo çështje që ju mendoni se duhet të trajtohet në kuadër të Reformës Zgjedhore.

Mirëpresim pa asnjë paragjykim të na parashtroni qëllimin e iniciativës së njëanshme që keni ndërmarrë dhe që na e keni vënë në dispozicion vetëm në mbledhjen e datës 20 Korrik, pra vetëm 3 ditë më parë!!! Mbi këtë jemi të gatshëm të diskutojmë pa asnjë shtrëngim kohor, sepse Kushtetuta e Shqipërisë nuk mund të trajtohet si rregullore kooperative që shqyrtohet, diskutohet e miratohet për 3 ditë!!! Aq më tepër ku ajo prek zgjedhjet, ku çdo aktor zgjedhor dhe parti politike duhet të ketë zërin dhe mendimin e tij, në një proces gjithëpërfshirës, të sinqertë dhe të hapur.

Shihemi nesër! Ju përshëndesim!

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
Kryesore

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë!

22 Maj, 2025 8:23 pm
Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
Rajoni

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

22 Maj, 2025 8:05 pm
Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
Bota

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

22 Maj, 2025 7:39 pm
Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…
Aktualitet

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

22 Maj, 2025 7:07 pm
GJKKO i caktoi “arrest në shtëpi”, kthehet në Shqipëri Ajola Xoxa
Kryesore

SPAK sekuestroi pronën e Veliajt dhe Xoxës,avokatët:Përpjekje për të dëmtuar imazhin

22 Maj, 2025 7:02 pm
Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë
Rajoni

Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik në Kosovë

22 Maj, 2025 6:25 pm
Erdogan: Të gatshëm të garantojmë zgjidhjen e konfliktit në Gaza
Bota

“Nuk kandidoj për president”, Erdogan: Ky është mandati im i fundit, por…

22 Maj, 2025 6:13 pm
Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë
Aktualitet

Proda: Do të krijojmë Akademinë e Policisë për Ballkanin Perëndimor në Tiranë

22 Maj, 2025 5:53 pm
Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!
Politikë

Kryeministri Rama: Helikopterët Black Hawk do të kenë hangarin e tyre të dedikuar!

22 Maj, 2025 5:46 pm
Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku
Aktualitet

Durrës/ Vdekja e pacientes pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

22 Maj, 2025 5:38 pm
Para
Horoskopi, 6 prill 2020

Horoskopi, 24 korrik 2020

Parashikimi i motit 20 Korrik

Parashikimi i motit, 24 korrik 2020

Një peng nderi për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel

Një peng nderi për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel
















TE FUNDIT

Hapja e grup-kapitullit të tretë të negociatave me BE, Marta Kos: Urime Shqipërisë!

Komisionerja e BE-së i kërkon kryeministrit të Serbisë bashkëpunim për reforma
22 Maj, 2025

Shqipëria ka çelur ditën e sotme grupkapitullin e tretë të negociatave me Bashkimin Evropian. Lidhur me këtë ngjarje të rëndësishme...

Lexo më shumë

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?

Cilat prej masave ndëshkuese ka filluar BE-ja t’ia heqë Kosovës?
22 Maj, 2025

Bashkimi Evropian më në fund ka nisur t’ia heqë dalëngadalë masat Kosovës, pas gati dy vjetësh, por me kusht që...

Lexo më shumë

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët

Trump bisedë telefonike me Netanyahu, ja çfarë biseduan dy liderët
22 Maj, 2025

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me  kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu. Lajmi...

Lexo më shumë

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…

Konferenca e 5-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE, Hasani: Reflektim i progresit…
22 Maj, 2025

Pasditen e sotme u zhvillua në Bruksel, Konferenca e 5-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, e cila miratoi hapjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com