Pas karrierës së suksesshme në futboll, ish-futbollisti i Interit, Dejan Stankovic duket se është shumë pranë zyrtarizimit si ministër i sportit në Serbi.
Siç raportohet nga gazeta serbe “Srpski Telegraf” emërimi i Stankovic si ministër i sporteve mund të bëhet si pasojë e riorganizimit të qeverisë të kryesuar nga kryeministria Ana Brnabiç.
Aktualisht Dejan Stankovic është këshilltar i presidentit të UEFA-s Aleksandër Ceferin.
Stankovic ka luajtur me skuadrën e Lazios, Crvena Zvezda, Interit, me këta të fundit që fitoi dhe tripletën në vitin 2010.