Erion Veliaj ka përsëritur citatin e Kryeministrit Rama me gazetaren e Fax News, teksa ajo e pyeti se çfarë do të bëni nëse aktorët hyjnë në grevë urie për teatrin. Veliaj tha se “ia kam sqaruar pronarëve të tua çështjen e teatrit. U kam thënë se po hapim vetëm negociatat, nuk po e ndërtojmë tani Teatrin, por me gjithëatë po ua shpjegoj prapë…”
Gazetarja e ndërpret: Mos flit për pronarët por për aktorët e teatrit.
Veliaj: Nëse do vazhdojmë këtu, hajde e fol ti në vendin tim po të qendruan kamerat.
Pas këtij incidenti të vogël, Veliaj ndryshe nga Rama nuk e ka ndërprerë prononcimin për mediat.
Konferenca e Veliaj për mediat pas sherrit në Komisionin e Medias: