Ka nisur ditën e sotme në Shqipëri, stërvitja e përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA, Defender 23.
Në fjalën e mbajtur në ceremoninë e zhvilluar për nisjen e stërvitjes, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria sot është më lart se kurrë në aspektin e respektit ndërkombëtar.
“Shqipëria ka nderin të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë. Ky është një privilegj i posaçëm për Forcat tona të Armatosura, që janë pritëse dhe pjesëmarrëse. Për herë të dytë kjo stërvitje vë në pah përmirësimin e vazhdueshëm të kapaciteteve tona ushtarake falë edhe mbështetjes së aleatëve tanë amerikanë dhe të tjerë të vendeve të NATO-s. Shqipëria nuk ka qenë kurrë më lart në nivelin e respektit ndërkombëtar. Sot është ulur në KS të Kombeve të Bashkuara si bashkëpembajtëse për çështjen e Ukrainës. Kjo është përgjegjësi e jashtëzakonshme, që vë në duke çfarë pjekurie dhe zhvillimi ka arritur vendi ynë”, tha Rama.