Prej 4 orësh 21 Dhjetori në Tiranë është pa energji elektrike. Për shkak të një defekti teknik e gjithë zona e 21 Dhjetorit deri tek ish-fusha e Avacionit, janë pa energji elektrike.
Ndërkohë banorët kanë thënë për Syri.net, se përgjigja që kanë marrë nga OSHEE është se defekti është mjaft i rëndë dhe nuk dihet se sa do të zgjasë shkëputja e energjisë.