Arlind Ajeti ka debutuar në mënyrën më fantastike të mundshme në Serinë A, sepse në ndeshjen e parë me klubin e tij të ri, Frozinonen, jo vetëm që e nisi si titullar, por edhe shënoi golin e avantazhit 21 në fundin e pjesës së parë në Sasuolo.
Në minutën e 15të Frozinone shënoi e para, por në minutën e 21të Sasuolo barazoi, pasi një gjuajtje e sulmuesit Defrel përfundoi në rrjetë edhe pas një devijimi të Ajetit.
Megjithatë, mbrojtësi i kombëtares shqiptare shleu gjithçka në minutën e 45të, kur pas një goditjeje nga këndi, shënoi me një goditje të bukur me kokë.