Ministri teknik i PD Gazmend Bardhi ka urdhërëruar nisjen e hetimit pas akuzave dhe deklaratave të Ramës sot në Vorë në lidhje me Hipotekat.
Sipas Ramës, qeveria ka legalizuar falas objektet pa leje të qytetarëve, por ata nuk e regjistrojnë dot pronën pasi Hipoteka, e drejtuar nga një parti tjetër, siç tha ai, i mban peng.
Ky ishte dhe argumenti i kreut qeverisë pse PS duhet të qeverisë e vetme pas 25 qershorit, pa pasur nevojë për aleatë në bashkëqeverisje.