Kryeministri Rama zhvilloi një takim në Apolloni me disa të rinj, ku shpjegoi si e shikon ai debatin për qeverinë teknike.
Vota e 18 qershorit është votë për të çliruar drejtësinë nga korrupsioni, tha Rama, sipas të cilit PS është e vetmja parti që mund ta çojë përpara këtë reformë.
Kërkesën e opozitës për shtyrjen e zgjedhjeve, Edi Rama e hodhi në votë mes të rinjve që takoi në Apolloni.
Kryeministri u foli edhe në lidhje me debatin për qeverinë teknike, si kusht i opozitës për të dalë nga çadra.
Pavarësisht situatës në Tiranë, Kryeministri Rama vazhdon si një fushatë të mirëfilltë elektorale, duke kërkuar vota për partinë që drejton.
Ndërkohë dëgjonte nga pjesëmarrësit në takim i vinte me insistim një këshillë.
Indiferenca, tregoi Rama, rrezikon të vendosë në pikëpyetje çfarë është arritur gjatë këtyre viteve. Për këtë, kërkoi rikonfirmimin e mbështetjes që mori në vitin 2013.