Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati për CEZ/ Gjylameti i tregon prangat. Mima: Ti fus në vend tjetër ….

2017/01/28 at 2:12 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Debati për CEZ/ Gjylameti i tregon prangat. Mima: Ti fus në vend tjetër ….

Krahas sherrit me ofendime e fyerje mes deputetit demokrat Edmond Spaho dhe atij të PS­së, Shalsi, mbledhja e komisionit të djeshëm të PD për CEZ ka degjeneruar edhe në fyerje mes deputetes socialiste Gjylameti dhe ish ministrit demokrat Florion Mima.


Asnjëri prej tre dëshmitarëve të thirrur për të dëshmuar në Komisionin Hetimor për zgjidhjen e kontratës mes CEZ dhe shtetit, nuk dëshmoi dje në Kuvend. Deputetët e maxhorancës dhe opozitës në vend të procedurës së pyetjeve kanë kaluar në ofendime personale në drejtim të njëri-tjetrit, duke dështuar për herë të gjashtë mbledhjen e këtij komisioni, raporton “Panorama”.

Që nga krijimi i tij, ky komision hetimor parlamentar ka mundur të zhvillojë vetëm dy mbledhje me procedurë normale, ndërkohë që 6 të tjera kanë dështuar për shkak të mungesës së dëshmitarëve dhe përplasjeve mes deputetëve. Kryetari i këtij komisioni, Edmond Spaho, kërkoi që Kuvendi të zgjasë me dy muaj punën e komisionit për të pyetur të gjithë deputetët. Por përfaqësuesit e maxhorancës ishin kundër vendimit, duke kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e Spahos.

Mbledhja e komisionit më pas ka degraduar në fyerje personale mes deputetëve Spaho e Shalsi dhe pasi mediat u nxorën jashtë komisionit. Por burime të “Panorama” kanë sqaruar se debati ka vijuar të jetë me tone të larta edhe pa praninë e mediave. Burimet kanë sqaruar se Gjylameti i ka kujtuar kolegut të saj demokrat se nëse nuk do të ishte deputet do të ishte në burg, më pas gjuha mes deputetëve ka degraduar në fyerje personale.

DEBATI NË KOMISION

Edmond Spaho: Do të kërkojmë zgjatjen e komisionit me rreth dy muaj kohë për të mbyllur procesin hetimor.

Eduard Shalsi: Kemi vënë re keqfunksionimin e këtij komisioni që në fillim. Ju në komision keni bërë prokurorin, gjyqtarin, dëshmitarin, i keni bërë të gjitha. Si mund të funksionojë një komision i tillë?

Edmond Spaho: Po jo gaztorin, atë nuk e bëj dot.

Eduard Shalsi: Unë do të këshilloja të lexoje Vaslav Havelin për të kuptuar ironinë, sarkazmën dhe humorin në rrethanat e një teatri absurd që ju krijoni.

Edmond Spaho: Teatër, ku aktori kryesor je ti.

Eduard Shalsi: Duhet të lexosh libra, të kesh kulturë në këtë drejtim. Që të mos e zgja sim se jua thashë edhe herë tjetër, pse u larguat nga komisioni në fund? Nëse nuk ju pëlqejnë pyetjet e disa dëshmitarëve, por kush jam unë që t’i imponohem kundërshtarit për aq kohë sa ai respekton të drejtën e tij ? Mënyra juaj e reagimit është flagrante. Unë jam duke folur, ti më thua gaztor. Unë s’e kam problem të bëj ironi.

Edmond Spaho: As unë nuk e kam problem. Eduard Shalsi: Po jo se u larguat herën e fundit, ndërkohë që kishim dëshmitarin në komision. Për çfarë e thërret tani dëshmitarin?

Helidon Bushati: T ë fillojmë me pyetjen e dëshmitarit.

Eduard Shalsi: E keni zakon që më ndërprisni.

Florjon Mima: Po ke 20 minuta që flet.

Eduard Shalsi: Po sa duhet të flas unë? Më thuaj sa duhet?

Florjon Mima: Fare të mos flasësh se kemi dëshmitarin. E fyeni dëshmitarin në këtë mënyrë.

Eduard Shalsi: Po thuaja kryetarit këtë. Pse u larguat herën e parë? Apo pyesnim dëshmitarin? Ishte or a 8 e një çerek. Ju kemi thënë qënë komision rrimë orare pa or ar. Kishit hallin e ndeshjes, nuk e di ça halli kishit.

Edmond Spaho: Ti kishe hallin e ndeshjes. Ti ike. Na kërkove që të ikësh që të shikoje sportin. Po ti je i pafytyrë o burrë.

Eduard Shalsi: Ja e shikon, po t’i je karagjoz. Ik ore karagjoz!

Edmond Spaho: Ato që thua vetë ia hedh palës tjetër.

Eduard Shalsi: Ik ore karagjoz, ik. S’të vjen turp. Goxha burrë.

Edmond Spaho: Turp të të vijë ty!

Eduard Shalsi: Palaço! Karagjoz! Edmond Spaho: Karagjoz je t’i që flet me këtë gjuhë.

Eduard Shalsi: Turp të të vijë! Je goxha burrë e thinja.

Edmond Spaho: Je njeri pa integritet.

Blerina Gjylameti: Ngeli ta vlerësosh ti integritetin në komision.

Eduard Shalsi: Ka një rend dite me dëshmitarët, respekto rendin.

Edmond Spaho: Në rend është Erion Luçi.

Eduard Shalsi: Jo, jo, nuk është ai.

Edmond Spaho: Nëse nuk të pëlqen, mund të ikësh.

Blerina Gjylameti: Kërkoj fjalën, e kam për procedurë.

Edmond Spaho: Po flas unë. Kur ta jap unë fjalën, fol. Nuk e merr fjalën duke ngritur dorën.

Blerina Gjylameti: E dua për procedurë. Për procedurë e marr sa herë të dua.

Edmond Spaho: Fjalën ta jap unë, mos bëni arroganten.

Blerina Gjylameti: Arrogantin e bëni ju. Do ta marr për procedurë.

Edmond Spaho: Jo, as për procedurë nuk do ta marrësh fjalën. Nuk ke për ta marrë fjalën. Mbylle mikrofonin.

Ndërpritet mbledhja.

DEBATI PA MEDIA

Edmond Spaho: Çfarë qenka kjo punë, do të bëni ju të fortin këtu?

Blerina Gjylameti: Ke ndonjë vendim të ndërmjetëm që e ke thirrur sërish këtë dëshmitarin këtu?

Edmond Spaho: Asnjë vendim tjetër se është vazhdim i pyetjes.

Blerina Gjylameti: Atëherë z.Luçi, ju lutem dilni jashtë. Të marrin një vendim të ndërmjetëm edhe të të pyesin sërish.

Edmond Spaho: Nxirre jashtë nxirre, por do të mbash përgjegjësi!

Blerina Gjylameti: Duhet vendim i ndërmjetëm.

Edmond Spaho: Vendimin e ndërmjetëm kërkoje te Partia Socialiste.

Blerina Gjylameti: Edhe fjalën, kur ta kërkoj për procedurë, dua të ma japësh.

Edmond Spaho: Jo zonjë, lexo rregulloren. Fjalën ta jap unë.

Florjon Mima: Po bëheni qesharakë me këto situata. Nuk mbulohen vjedhjet në këtë mënyrë.

Blerina Gjylameti: Ti përfiton nga mandati i deputetit sepse ti zotëri duhet të ishe në burg. Po, po, me gjithçka që ke bërë kur ke pasur pushtet duhet të ishe në pranga (prangat i demonstron me duar).

Florjon Mima: Kujt i tregon burgun ti? Me kë kujton se je duke folur? Edhe ato duar mos m’i drejto se t’i fus në vend tjetër…

Blerina Gjylameti: Ti je një i pafytyrë! Si nuk ke turp? Turp të të vijë! Më kë kujton se flet kështu ti? Çfarë të dukem unë ty?

Florjon Mima: Mua mos më trego burgun edhe prangat!/ Panorama.al



Ju sugjerojmë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!
Kryesore

Sfida me Serbinë, Duka: I kishim të gjitha shanset për të fituar!

8 Qershor, 2025 8:50 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Aktualitet

Tiranë/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me armë zjarri 31 vjeçari

8 Qershor, 2025 8:44 am
Para
Akuza të forta për Policinë edhe nga Tavo: Janë të lidhur me trafikantët, po dëmtojnë LSI-në

Akuza të forta për Policinë edhe nga Tavo: Janë të lidhur me trafikantët, po dëmtojnë LSI-në

Publikohen pamjet e arrestimit të djalit të “Eskobarit të Ballkanit”

Publikohen pamjet e arrestimit të djalit të "Eskobarit të Ballkanit"

Bënin jetë luksoze duke pastruar milionat e drogës, burgoset çifti shqiptar

Bënin jetë luksoze duke pastruar milionat e drogës, burgoset çifti shqiptar
















TE FUNDIT

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
8 Qershor, 2025

Kryeministri Rama ndan me ndjekësit e tij videokartolinën e Festivalit Ndërkombëtar Bread&Heart, që mblodhi në Tiranë arkitektë nga e gjithë...

Lexo më shumë

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
8 Qershor, 2025

Mediat serbe kanë dënuar sjelljen e tifozëve shqiptarë gjatë sfidës së mbrëmshme, 7 qershor, Shqipëri-Serbi. Në disa tituj të tyre...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com