Këtë enjte në emisionin “Opinion” në Tv Klan u fol për debatin që ka shpërthyer brenda Urdhrit të Psikologut.
Për të sqaruar mbi këtë çështje ishin të ftuar në studio 3 psikologë të Urdhrit dhe një avokat, mes tyre edhe Valbona Treska për të cilën Asambleja thotë se e ka shkarkuar nga posti i Presidentes.
Por mes këtyre debateve, gazetari Blendi Fevziu kishte një pyetje të sinqertë për të ftuarit.
“Pse ziheni ju”, pyeti ai duke kërkuar të sqarohet se çfarë po ndodh.
Duke iu përgjigjur kësaj pyetje, Altin Nika tha se arsyeja është fakti që sipas tij prej 7 vitesh nuk funksionon Urdhri i Psikologut.
“Nuk funksionon tek pjesa e Asamblesë. Është një pakënaqësi që lidhet me shumë elementë që janë, e para lidhet me arrogancën e institucioneve drejtuese të Urdhrit”, tha ndër të tjera ai.
Pretendimet e Nikës u hodhën poshtë nga Treska./tvklan