TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Luan Rama pas debatit mbrëmë live në Opinion me kryeredaktorin e RD Bledi Kasmi tha se gjyqi ndaj RD do të vazhdojë. “Shkrimi ka të paverteta dhe ne do ti shkojmë gjyqit deri në fund”, tha Rama, duek shtuar se “propaganda e PD vazhdon edhe sot”.
Në fakt historia e gjyqit LSI-RD u hap nga Ilir Meta i cili dje në konferencën për reformën në drejtësi tha se “kemi hedhur në gjyq Rilindjen Demokratike për shpifje, lidhur me një shkrim të 23 Majit 2015”.
Ndërkaq mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinon në lidhje të drejpërdrejtë telefonike Luan Rama dhe Bledi Kasmi u përplasën në qendrimet e tyre për këtë gjyq. RD pretendon se avokati i LSI ka kërkuar pajtim, ndërsa Luan Rama tha se është RD ajo që ka kërkuar pajtim dhe mbylljen e gjyqit.