Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, i kërkoi kryetares së Kuvendit të vijohej me rendin e ditës teksa për më shumë se 90 minuta nga nisja e seancës po flitej nga deputetët e opozitës për çështje jashtë rendit.
“Këtu jemi në Parlament. Fjala për procedurë merret vetëm një herë, kjo është e përcaktuar qartë në rregullore. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që lidhen me veprimtarinë e anëtarëve të qeverisë. Nuk mund ta anashkalojmë interpelancën. E thamë dhe është e qartë. Mos i lini më hapësirën për të folur. Kërkohet interpelancë vetëm për çështje që janë veprimtari të kryeministrit dhe jo interpelancë për shpifje.”-tha Çuçi.