Mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat ka shënuar përplasjen e radhës mes kryetarit, Lulzim Basha dhe ish-nënkryetares, Jozefina Topalli.
Mbledhja nisi e qetë, me diskutimet se çfarë do të ndodhë në seancën e nesërme parlamentare. Por, në një moment Topalli ka ndërhyrë dhe ka folur për hetimin e kërkuar nga Partia Demokratike për marrëveshjen e CEZ-it.