Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debati Kosovë-Shqipëri/ Berisha: Rama, thikë të mprehtë ndaj interesit kombëtar

2016/10/20 at 1:41 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Debati Kosovë-Shqipëri/ Berisha: Rama, thikë të mprehtë ndaj interesit kombëtar

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një analizë të gjatë mbi vizitën e Ramës në Beograd dhe gjithë debatet që pasuan. Berisha tha se Rama ka nënshkruar një marrëveshje të fshehtë, duke menjanuar shtetin e Kosovës.


Shkrimi i plotë i Sali Berishës

Nje polemike e ashper, si asnjehere me pare qe nga koha e Enver Hoxhes ka shperthyer midis analisteve dhe pseudo-analisteve, patrioteve dhe pseudo-patrioteve, filo dhe anti-serbve, avoketerve dhe kundershtareve te Edvin Kristaq Rames per deklaratat dhe qendrimet e tij ne viziten fundit ne Beograd dhe Nish.

Nuk do te ndalem ketu ne komentet e asnjerit prej ketyre shkrimeve por me keqardhje konstatoj se ne teresi, natyrisht jo te gjitha, me pasion jane pozicionuar sipas dasise kufitare te kombit dhe jane fokusuar ne aspekte te vecanta por jo ne raportin e ketyre qendrimeve dhe deklaratave me interesin kombetar, i cili eshte nje dhe i pandare, eshte pantotenik aty ku jemi shqiptare.

Pra si te thuash, shume nga reagimet, shkrimet dhe analizat nuk jane marre me trungun, aq sa te duket se deget dhe gjethet as qe i kane lejuar qe ta shohin ate!

Interesi kombetar, te themi si boshti i perpjekjeve per te realizuar qellimet me te medha nga nje komb, natyrisht ka problematikat e veta kur kombi eshte i ndare ne dy apo me shume shtete siç eshte rasti yne. Me qarte se ne çdo fushe tjeter, interesi kombetar shprehet ne politiken e jashtme te kombit, ne rastin tone te dy shteteve te kombit.

Dua te theksoj qe ne fillim se, dashje pa dashje kjo polemike e pashembullt ne jo pak raste mori tone dhe nuanca, te cilat gjykoj se ne fund te fundit i duheshin Edi Rames per ti thene Sandrit, siç e quan ai me prekedheli Vuçicin, dhe jo vetem atij, se nuk je vetem ti qe kundershtohesh nga Serbet por tani jemi njolloj sepse dhe une anatemohem nga shqiptaret pse vij ne Beograd, paçka se ne kete mes serbet kan qene pushtuesit, agresoret kurse shqiptaret kane qene viktima.

Mirepo per Ramen kjo ka pak rendesi.

Por le te kthehemi dhe nje here tek raporti i qendrimeve dhe deklaratave te Rames dhe polemikes qe ato ngjallen me interesin kombetar.

Ne kete kontekst, ne rast se qellimi i vizitave te Rames ne Beograd do te ishte lehtesimi dhe miresimi i marredhenieve dhe marreveshjeve midis Kosoves dhe Serbise, çka do te ishte dhe interesi kombetar, efekti i vizites se tij eshte qartesisht i kundert, dhe kjo, per hir te se vertetes jo per shkak te udheheqjes se Kosoves por per faktin e thjeshte se Rama punon vetem per interesin e pushtetit te tij personal dhe jo aspak per interesin kombetar, per te cilin ai eshte i huaj aq sa ç’eshte per nje njeri qe nuk i plas nese e quajne hero apo tradhetar.

Nuk po ndalem ketu ne faktin se kjo praktike, deklaratat dhe qendrimet e Rames ne Beograd dhe Nish i ndajne politikanet shqiptar ne good boys and bad boys forcojne ne Beograd dhe tek miqte e Serbise idene e lindur serbe se te keqinj apo djaj qe meritojne çdo gje jane shqiptaret e Kosoves dhe jo aq ata te Shqiperise.

Perseri, lidhur me interesin kombetar, ne qofte se nuk duam te ringjallim polemikat e vjetra, duhet te shtrojme pyetjen a eshte e interesit kombetar sjellja e kryeministrit te Shqiperise si nje provokator ordiner ne Prishtine, ne Beograd ndaj Kosoves zyrtare dhe qytetareve te saj.

Per fatin tone me te keq, qe nga studimet e Kretchmer gjer sot, ne shembellesen psikologjike ne njihemi si inteligjente por mjerisht driteshkurter dhe ndofta akoma me keq ne jemi kujtese-shkurter.

Edi Rama, pa bere betimin ne parlamentin e vendit si kryeminister, vrapoi ne Prishtine por jo me mesazhin e mirekuptimit. Ai shkoi aty me mesazhin e perçaresit, dhe si nje provokator ordiner ai boshatisi parlamentin e Kosoves per shkak te qendrimit te tij te qellimshem perçmues ndaj arkitektit te pavaresise se Kosoves, presidentit te ndjere Ibrahim Rugova. Ata qe mendojne se ajo ishte nje pakujdesi, iu them se genjeni vehten.

Rikujtoj ketu se Rama ishte minister me shume influence ne kohen kur Rugova anulloi viziten e refugjateve te ardhur nga Kosova ne Shqiperi dhe u detyrua, per shkak te qendrimit poshterues te qeverise shqiptare ndaj tij, te fluturoje nga Roma ne Maqedoni! Per te mos rikujtuar ketu atentatin e organizuar kundra tij me 21 shkurt te vitit 1991 nga policia sekrete e regjimit komunist.

Edvin Kristaq Rama eshte bir ne shpirt dhe gjak i atij grupi drejtuesish komuniste, antishqiptaresh, qe te udhehequr nga te plotfuqishmit e Beogradit shiten sa here ju kerkon interesi i pushtetit te tyre Kosoven dhe ceshtjen shqiptare, dhe me pas, per te justifikuar krimin e tyre te shemtuar ndaj saj, ata urrenin ate per vdekje dhe mbillnin dite e nate urrejtje per Kosoven dhe kosovaret!

E kam theksuar dhe perseri e theksoj se ndarja shekullore ne shume aspekte ka ndare shqiptaret. Por mendoj se nje nga ndasite e medha tonat si komb qendron ne asimetrine e qarte te ndjeshmerise se shqiptareve te Shqiperise krahasuar me shqiptaret e viseve te tjera shqiptare ndaj barbarive, genocidit serb ne Kosove por dhe ne trevat e tjera te shqiptareve ne ish Jugosllavi. Dhe kjo asimetri shprehet si nje difiçit tejet serioz, si nje plage ne interesin tone kombetar. Perpjekjet per te zvogeluar apo dhe zhdukur kete difiçit dhe jo thelluar ate, i sherbejne interesit kombetar dhe duhet te jene nje objektiv madhor kombetar.

Ne tere politiken shqiptare te 25 viteve te fundit, Edi Rama ka deshmuar vullnet patologjik per te thelluar me shume se kushdo tjeter kete asimetri. Eshte Rama, ish kryetari i bashkise qe i vuri çelesin e arte te Bashkise se Tiranes, Bregovicit dhe jam i sigurt se ndjehet krenar me aktin e tij, me se paku pervers.

Po ne kete drejtim, citimi i doktrinarit kryesor te genocidit dhe shfarosjes se shqiptareve, jo vetem ne Kosove por edhe veriun e Shqiperise te serbomadhit nobelist, Ivo Andriç, nuk eshte as rastesi dhe as pakujdesi siç duan ta servirin serbofilet, kriptoserbofilet apo avoketerit e Rames. Citimi i Andriç eshte perzgjedhje e qellimshme e Edi Rames dhe keshilltareve te tij serbofile per te provokuar shqiptaret, te cilet zbatimi i doktrines se Andricit iu kushtoi dhjetera e mijera jete, qindra e mijera deportime nga trojet e tyre shekullore, flet shume. Injorimi i ketyre krimeve te renda te paparashkrueshme kunder njerezimit me se paku eshte perdhosje e varreve te viktimave te projektit Andriç.

Natyrisht Rama dhe keshilltaret e tij serbofile i dinin te gjitha keto, por bazuar ne moton se “nuk me behet vone ne me quajne hero apo tradhetar” ata bene perzgjedhjen e tyre cinike dhe mendoj se kjo moto ilustron me qarte se çdo gje tjeter qendrimin e Edvinit ndaj interesit kombetar.

Per ne shqiptaret, nobelisti Ivo Andriç eshte nje shkrimtar kriminel plotesisht i denje jo per çmim nobel, por po te ishte gjalle te gjykohej ne Hage si doktrinar i njerit prej genocideve me te shemtuara ne Europe, genocidit serb ndaj shqiptareve te Kosoves dhe viseve te tjera shqiptare, i cili vetem ne vitet 45-47 ka grire ne kasaphanen e tij se paku 4 here me shume shqiptare se ne luften e fundit.

Ndokush mund te me thote se po shfajesoj Vason?! Jo jo aspak, por bash per Nobelin e tij, Ivo behet me i rendesishem dhe me i besueshem per ato qe ai ka shkruajtur dhe projektuar kundra shqiptareve!

Ne Beograd Rama ishte nje provokator i ulet ndaj Kosoves dhe qytetareve te saj. Rruget, urat ndertohen per te rritur bashkepunimin, mirekuptimin midis vendeve dhe kombeve:

Ndertimi i autostrades “Ibrahim Rugova” nga autoritetet e Kosoves ne vitet me te para te pavaresise, nuk eshte vetem nje veper madhore me interes kombetar por dhe me interes te madh rajonal. Nje kontribut i Kosoves ne integrimet dhe bashkepunimin rajonal.

Ne kete aspekt pa diskutim eshte i mirepritur ndertimi i autostrades Nish-Merdare. Por eshte cinizem dhe provokacion banal per interesin kombetar, Kosoven, qytetaret dhe autoritetet e saj te flasesh per muaj te tere per autostraden Nish – Durres vetem e vetem se serbeve ju vret veshet faktorizimi rajonal i Kosoves, dhe te flitet apo te permendet autostrada Prishine – Durres apo autostrada Ibrahim Rugova!

Skandaloz dhe me pasoja te renda eshte firmosja fshehtas nga perfaqsuesit e qeverive, te Rames dhe Vuçic i marreveshjes, dokumentit per kete rruge dhe projekte te tjera, sikur Kosova te mos ekzistonte apo territori i saj te ishte nje çeshtje apo çiflig Rama-Vuçiç. A nuk eshte kjo nje thike e mprehte ndaj interesit tone kombetar?

Se fundi, ne vleresimin tim, finalizimi me sukses i procesit te Brukselit midis Kosoves dhe Serbise eshte nje interes jetik kombetar per cdo shqiptar, i cili do percaktoje paqen e qendrueshme ose luften tjeter te pergjakshme ne Ballkan. Çdo pyke, cdo perpjekje per te dobesuar pozicionin e Kosoves ne kete proces eshte ne kundeshtim flagrant me interesin kombetar.

Ketu nuk konsideroj te tille mbeshtetjen publike te Kosoves nga Shqiperia. Por ata qe jane te sinqerte ne kete mbeshtetje, e paraqesin ate si mbeshtetje me citim eksplicit ndaj qeverise se Kosove te zgjedhur nga qytetaret e saj per ti perfaqesuar ata, perndryshe ajo merr ngjyra paternaliste, nuk i sherben Kosoves dhe interesit kombetar por i demton ato.

Natyrisht keto pak rrjeshta i shkruajta per ata qe besojne se interesi kombetar duhet te jete ylli yne polar drejt te ardhmes qe meritojme si komb. Kurse per Ramen dhe apatridet si ai, qe mendojne se per ata hero apo tradhetar eshte e njejta gje, me duhet t’u them se jane te pashprese dhe se vendin e kane ne koshin e plehrave te historise se kombit tone!

*Marrë nga profili në facebook



Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Banalizohet parlamenti, nga rrota e sallamit tek “po e marr nga mbrapa”

Banalizohet parlamenti, nga rrota e sallamit tek “po e marr nga mbrapa”

Champions League/ Real ngec në Dortmund, Juve shkatërron Dinamon e Zagrebit

Foto/ Ky është formacioni më i mirë i javës në Champions League

Foto/ Djali i Jozefina Topallit, Genari dhe e dashura festojnë muajin e tretë të vitit të gjashtë të lidhjes

Foto/ Djali i Jozefina Topallit, Genari dhe e dashura festojnë muajin e tretë të vitit të gjashtë të lidhjes
















TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com