Debati mes gazetares Basha dhe Agron Gjikmarkajt ka vijuar në studion e “Opinion” lidhur me deklaratën e ambasadorit Lu se ndihej i zhgënjyer nga Basha për kërkesat e tij shtesë.
Gjikmarkaj thotë se nëse ambasadori Lu do kishte informacion se Basha ka bërë kërkesa shtesë për reformën, nuk do merrej gjithë ditën me negociata.
Por gazetarja Anila Basha ka ndërhyrë duke treguar se fjalia e ambasadorit është e qartë në deklaratën e zhgënjimit ndaj qëndrimeve të Bashës.
“Ti po o e merr kaq qesharake reagimin e SHBA? Mendon se ambasada merret me thashetheme kafesh?”-ka thënë Basha.