Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debatet në komision/ Paditet Bashkia Tiranë dhe Vlorë, për çfarë i akuzon PD

2021/11/24 at 11:01 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debatet në komision/ Paditet Bashkia Tiranë dhe Vlorë, për çfarë i akuzon PD

Në mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për 25 prillin, drejtuesi Enkelejd Alibeaj, njoftoi se do të paditen dy bashki, ajo e Tiranës dhe Bashkia Vlorë, të cilat sipas tij nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë dokumentat e kërkuara.

Bëhet fjalë për kërkesën për informacion për punësimet nga 1 Janar 2020-31 Prill 2021. Ndërsa për Bashkinë Tiranë ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për tërmetin.

Ndërkohë kjo çështje ka sjellë dhe replikën e nënkryetarit të këtij komisioni, deputetit socialist Toni Gogu i cili u shpreh se një pjesë e informacionit të kërkuar do të vijë brenda afateve.

Replikat

Enkelejd Alibeaj: Bashkia Tiranë dhe Bashkia Vlorë nuk i janë përgjigjur detyrimit ligjor për të sjellë në komisionin hetimor për zgjedhjet dokumentat e kërkuara. Të dyja bashkive u është kërkuar të sjellin informacion për punësimet nga 1 Janar 2020-31 Prill 2021. Për Bashkinë Tiranë Ka edhe një kërkesë tjetër për të sjellë informacion për shpërblimin për termetin. Këto 2 bashki nuk kanë kthyer përgjigje. Megjithë njoftimet e ribëra 3 herë, nuk kanë sjellë pranë komisionit asnjë justifikim ligjor lidhur me mundësinë apo pamundësinë ë tyre.

Toni Gogu: Mendoj që duhet të presim informacionin, se edhe shërbimet postare funksionojnë të ndryshe. Por jam i sigurtë se informacioni është duke mbërritur.

Ervin Salianji: Bindja e deputetit të PS nuk duhet të na bëjë ne që të tolerojmë në lidhje me ligjin. Bashkia e Tiranës ka resurse shumë të mëdha, kështu që nuk ka qenë pengesë kjo për moskthimin e përgjigjeve. Duhet vazhduar të bëjmë kallëzim për shpërdorim detyre. Po tentojnë të trajtojnë shtetin si pronë personale.

Oerd Bylykbashi: Shpërfillja e treguar na detyron që të vendosim përpara forcës shtrënguese të ligjit bashkitë që nuk e kanë respektuar atë. Në këtë fazë askush nuk mund të mendojë se mund të nëpërkëmbë parlamentin, që ka investuar pushtetin e tij tek ky komision. Duhet të tregojmë forcën e ligjit dhe të operojmë pa vonesë.

Toni Gogu: Jeni duke humbur kohë, pasi institucionet po zbatojnë afatet. Të dyja pretendimet që ngrenë kolegët hidhen poshtë nga moria e informacionit që ka ardhur. Të kalojmë tek pika tjetër e rendit të ditës.

Enkelejd Alibeaj: Miratimi i planit të hetimit, që është pika tjetër, do të ishte i plotë, kur ne të kishim të gjithë informacionin e plotë të kërkuar. Nëse ka ardhur përgjigja nga 59 bashki, nga 12 inspektorate, nga ministritë dhe institucione të tjera, këtu ka diçka që nuk shkon. Shkresat janë dërguar prej më shumë se 3 javë përpara. Detyrimi për përgjigje është sipas afateve që vendos komisioni. Ne duhet të reagojmë, pasi sa herë vërehet një indiferencë, në rastin më të mirë, nuk ka më justifikon ligjor. Është detyrim ligjor që të reagojmë ligjërisht ndaj këtij qëndrimi. Në përfundim të kësaj mbledhje do të depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre.

Ju sugjerojmë

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump
Sport

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

23 Janar, 2026 2:12 pm
Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në
Bota

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në

23 Janar, 2026 2:09 pm
Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
Kronikë

Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

23 Janar, 2026 2:07 pm
Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
Bota

Trump zbulon sa naftë ka marrë nga Venezuela: Ata do të bëhen të pasur

23 Janar, 2026 1:53 pm
Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës
Kryesore

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

23 Janar, 2026 1:24 pm
Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes
Bota

Trump i “mbyll derën” Kanadasë në Bordin e Paqes

23 Janar, 2026 11:38 am
Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi
Bota

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

23 Janar, 2026 10:51 am
Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
Kronikë

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

23 Janar, 2026 10:49 am
Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira
Bota

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

23 Janar, 2026 9:52 am
Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri
Aktualitet

Fotot/ Ivanka Trump ndan në rrjetet sociale pamjet nga vizita në Shqipëri

23 Janar, 2026 8:47 am
Para
Lista e dëshmitarëve, nga Rama te Veliu, PD: Ja plani i hetimit për 25 prillin

Lista e dëshmitarëve, nga Rama te Veliu, PD: Ja plani i hetimit për 25 prillin

“Të thërritet Bardhi, Vokshi dhe Mziu”, PD kundër PS: Dëshmitarë Kraja dhe Çela

“Të thërritet Bardhi, Vokshi dhe Mziu”, PD kundër PS: Dëshmitarë Kraja dhe Çela

Flet babai i 6-vjeçares në Kamëz: Nuk kam abuzuar seksualisht, vetëm e kam rrahur

13-vjeçarja denoncon 63-vjeçarin në polici: Më ka ngacmuar seksualisht

TE FUNDIT

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump
23 Janar, 2026

Presidenti i FIFA-s (organizmi botëror i futbollit), Gianni Infantino, ka bërë një njoftim të rëndësishëm gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke konfirmuar...

Lexo më shumë

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në
23 Janar, 2026

Spanja nuk do të marrë pjesë në iniciativën e Bordit të Paqes të nisur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump...

Lexo më shumë

Goditën policen brenda në komisariat, arrestohen dy vajza

Ekstradohet nga Kroacia 55-vjeçari, i ka shkaktuar shtetit mbi 360 milionë lekë dëm
23 Janar, 2026

Dy vajza kanë përfunduar në pranga pasi akuzohen se kanë goditur për shkak të detyrës një oficere policie. Në pranga...

Lexo më shumë

Trump zbulon sa naftë ka marrë nga Venezuela: Ata do të bëhen të pasur

Trump: Mendoj se po i afrohemi paqes në Ukrainë
23 Janar, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nga marrja e naftës së Venezuelës do të përfitojë vendi i tij dhe ai...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com