Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debatet brenda PD-së, zbardhen diskutimet e Bashës, Selamit dhe Bregut

2016/07/20 at 9:16 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
Debatet brenda PD-së, zbardhen diskutimet e Bashës, Selamit dhe Bregut

 Kreu i opozitës, Lulzim Basha, thirri në një mbledhje jashtë radhe Grupin Parlamentar demokrat për të unifikuar qëndrimin e PD­së kur ngelen edhe 24 orë deri në votimin e reformës në Kuvend.


Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha është përballur me kërkesën e deputetëve të Grupit Parlamentar mbi koston politike që do të ketë PD, në rast se nuk do të votojë Reformën në Drejtësi.

Kreu i opozitës ka informuar deputetët demokratë mbi propozimin e fundit të ardhur në tryezën e negociatave nga përfaqësuesi i BE­së, i cili ka prishur në mënyrë të pakuptimtë edhe marrëveshjen e arritur nga negociatorët. Basha ka deklaruar se një propozim i tillë nuk do të kalojë kurrsesi, pasi ai nuk ka qenë asnjëherë pjesë e draftit të reformës. Sipas kreut të PD­së, opozita do të mbështesë çdo lloj negociate për të përmbyllur me sukses Reformën në Drejtësi.

“Nga sot qëndrojmë në gatishmëri dhe të hapur për negociata, fuqimisht në parimet e shpallura nga SHBA, BE dhe Komisioni i Venecias, e jemi gati të ofrojmë, të kërkojmë dhe të pranojmë zgjidhje të argumentuara në bazë të kësaj kornize parimesh fare të qartë. Jemi shumë afër, ndaj nuk jam pesimist. Sot them që kjo është një reformë drejt miratimit dhe jo dështimit, por PD­ja i bën thirrje maxhorancës që së bashku të ulemi e të gjejmë zgjidhjen përfundimtare për çështjen që e mban peng, çështje e rakorduar dje. Kjo sepse shqiptarët meritojnë një zgjidhje konsensuale të Reformës në Drejtësi”, ka deklaruar Basha.

DEBATI NË GRUPIN E PD

Lulzim Basha: Dua t’ju informoj se jemi shumë pranë arritjes së një konsensusi me të gjitha forcat politike për të miratuar me konsensus Reformën në Drejtësi. Këtë konsensus, negociatorët tanë e kanë arritur dy ditë më parë në komision, por ka qenë një propozim i beftë dhe i pakuptimtë i ardhur nga përfaqësuesi i BE­së në këto negociata që ka ndryshuar të gjithë rrjedhën e konsensusit. Por jam besimplotë që kjo sakrificë nuk do të bëhet pengesë dhe ne si forcë politike do të bëjmë gjithçka për ta kaluar reformën.

Arben Imami: Dua të kërkoj një gjë të përsëritur nga Partia Demokratike. A mund të kemi një qëndrim më të fortë politik ndaj ambasadores së BE­së në Tiranë, Romana Vlahutin? Duhet të ishim artikuluar më parë, por edhe tani që flasim nuk është vonë nëse e themi të vërtetën ashtu siç është. Është një ambasadore e angazhuar publikisht dhe politikisht në përkrahje të qeverisë. Teknicieni që EURALIUS ka në tryezën e negociatave, sigurisht ka ndryshuar qëndrim vetëm përmes mesazheve që vijnë nga ambasadorja e BE­së në Tiranë për ta kundërshtuar konsensusin që u arrit. Mbështes atë që tha Z.Basha se ka një plan për t’ia faturuar opozitës këtë çështjen e reformës, që më pas të përdoren në fushatë.

Sali Berisha: Propozimi i fundit i bërë nga ai eksperti i EURALIUS ishte realisht i papranueshëm për ne. Është një propozim stalinist, është oruellian. Më mirë të thonë hajde miratojmë listën e Ramës dhe të jemi të qartë, sesa Rama thotë këtë dhe këtë s’e do opinioni.

Igli Cara: Kemi 1 vit e gjysmë që nga koha kur është mandatuar z.Halimi dhe jeni mandatuar edhe ju për të udhëhequr negociatat për Reformën në Drejtësi me maxhorancën. Që nga ajo periudhë janë bërë ndryshime shumë pozitive, të cilat janë meritë e Partisë Demokratike. Siç na keni bërë me dije, sot dhe mbrëmë Edi Rama nuk lëshon dy elementë teknikë, të cilat parimisht normalisht janë principale, parimore. Tani është anormale që Kryeministri të na fusë në kurthin e tij, duke na bërë që për këto dy elementë të mos mbajmë qëndrim për Reformën në Drejtësi. Nuk mund të lejojmë që dy elementë teknikë të rrëzojnë 99% të punës që kemi bërë. S’mund të mbajmë ne faturën për reformën, kur përgjatë gjithë procesit pengesa ka qenë Edi Rama. Nga ju personalisht, por edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike duhet gjetur mundësia teknike që Ramës t’i zhvishet ky argument dhe kjo çështje teknike. Për sa i takon çështjes së votimit, të gjithë ne votojmë në të njëjtën linjë dhe sipas vendimit politik të Grupit Parlamentar të PD­së.

Lulzim Basha: Jam plotësisht dakord me të gjitha ato që the dhe pikërisht mbi këtë gjë jemi duke punuar.

Igli Cara: Ajo që unë shoh si shqetësim dhe që dua të investohemi, është që fatura të mos i ngelet Partisë Demokratike. Një tjetër çështje që më ka bërë përshtypje këto ditët e fundit është se diskutimi për Reformën në Drejtësi është bërë trepolar, ndërkohë që më parë ishte dypolar. Në momentin që ky diskutim bëhet trepolar, nuk mund të lejojmë që në momentin e fundit dikush të na shpallet si babai i kombit.

Eduard Selami: Jemi futur në një rreth vicioz, apo në një spirale kur ndërkombëtarët na shohin si pengesë? Ju thatë se vetëm neni 88­të ishte pengesa. Partia Demokratike kurrsesi nuk mund të krijojë të tilla distancime sa u takon qëndrimeve që mban në raport me aleatët tanë të SHBA­ve e BE­së. Jemi një forcë politike që jemi krijuar si parti mbi frymën perëndimore dhe me mbështetjen amerikane. Nuk mundemi që me të tilla qëndrime të jemi kaq të ndryshëm, pikërisht me këta aleatë strategjikë. Është një peshë e madhe që Partia Demokratike nuk ka pse ta mbajë dhe nuk duhet ta mbajë për aq kohë sa e gjithë anëtarësia e saj kërkon që të miratohet kjo reformë. Z.Basha ju personalisht në mbledhje, në media, në dalje zyrtare keni dalë për javë, ndoshta edhe për muaj me radhë, nëse jam i saktë dhe keni thënë nëse maxhoranca pranon që të zbatojë rekomandimin e 88­të të Komisionit të Venecias, unë do të jem gati në atë moment të votoj me Grupin Parlamentar reformën. Sot ky rekomandim është tejkaluar sepse është pranuar prej kohësh, ndërkohë që kanë dalë çështje të tjera. Unë mendoj se duhet të jemi koherentë dhe më korrektë me qëndrimet që mbajmë, sidomos kur ato i japim përpara aleatëve tanë.

Lulzim Basha: Z.Selami, më fole më tepër në mënyrë të përgjithshme mbi parimet e Partisë Demokratike, të cilat i njoh shumë mirë, pavarësisht se nuk kam shumë kohë në krye të partisë. Ti nuk ke qenë prezent në të gjitha mbledhjet e grupeve parlamentare, por ne kemi ecur mbi këtë rrugë për të cilën unë fola dhe sqarova. Nëse je në brendësi të gjithë negociatave, do të kuptosh që kemi qenë gjithnjë koherentë me qëndrimet që kemi mbajtur, ndërkohë që jemi përballur me një palë që më shumë sesa për reformën kanë qenë të interesuar për t’i lënë një faturë opozitës, me të cilën të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme. Pikërisht për këtë arsye edhe ne kemi qenë të kujdesshëm dhe kemi dashur që në çdo moment publiku të njihet mbi qëndrimet kontradiktore të shumicës. Rasti më i fundit ishte një ditë më parë, negociatori ynë, z.Bylykbashi, ka qenë prezent deri në orën 2 të mëngjesit kur edhe është arritur një dakordësi dhe në kohën kur është arritur marrëveshja, negociatori i tyre ka nxjerrë një tjetër arsyetim për ta rrëzuar konsensusin.

Majlinda Bregu: E thashë edhe në mbledhjen e një jave më parë dhe dua ta përsëris edhe sot. Partia Demokratike nuk duhet të mbajë një peshë shumë të madhe, që për më tepër edhe nuk i takon dhe që lidhet me mosvotimin e Reformës në Drejtësi. Ne nuk mund t’u dalim kundër ambasadorëve dhe jo më t’i shpallim “luftë” Ambasadës së SHBA­ve. Qëndrimi ynë si forcë politike duhet të jetë i qartë dhe unë mendoj se nga kjo mbledhje duhet të dalim me një vendim për të miratuar si Grup Parlamentar Reformën në Drejtësi. Nuk shoh se ka vend për të bërë diversion dhe përllogaritje në raport me forca të tjera politike. Edhe kjo çështja teknike e fundit që ka ngelur në lidhje me rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut besoj se duhet të marrë fund. Janë histori të vjetruara këto që kanë qarkulluar këto ditë dhe mbi bazën e të cilave janë zhvilluar diskutimet e fundit. Filmat me diversantë dhe desantë ajrorë i kemi lënë pas qëkur ishim fëmijë. Ndaj edhe vota e PD­së të mos lihet për në momentin e fundit, por të deklarohet hapur pro reformës në Kuvend. Sepse kam parë ditët e fundit se fillimisht është parë qëndrimi i Ilir Metës dhe LSI­së për reformën dhe më pas ka dalë me deklarata mbështetëse edhe PD­së. Po ne nuk kemi pse të jemi të varur me forca të tjera jashtë spektrit tonë politik dhe për më tepër me forca që nuk janë pjesë e koalicionit opozitar. Ne koalicionin e kemi me shqiptarët. Ata e duan reformën, ata na ndëshkojnë me votë nëse fatura e dështimit të kësaj reforme na ngelet ne.

Lulzim Basha: Jam plotësisht dakord! Për këtë çështje po negociojmë. Ne si forcë politike edhe publikisht e kemi deklaruar se jemi që Reforma në Drejtësi të kalojë, por të kalojë përmes konsensusit.

Majlinda Bregu: Thatë se ka pasur një tërheqje nga maxhoranca pas negociatave që kanë zgjatur deri në orën 02:00 të mëngjesit. Unë propozoj që të kërkohet që të zbardhen procesverbalet e asaj mbledhjeje dhe opozita t’i bëjë publike ato në media. E kam thënë edhe vazhdoj ta përsëris, duhet të investohemi që kjo faturë, kjo përgjegjësi për reformën të mos bie mbi ne.

Lulzim Basha: Patjetër, edhe kjo mund të jetë një formë. T’i marrim ato procesverbale t’jua vëmë në dispozicion juve si deputetë, por edhe medias.

Astrit Patozi: Përtej faktit që PD është në një pozicion të panatyrshëm si në konflikt me Perëndimin, kam edhe një shqetësim tjetër. Tani nuk ka më kohë për të shpjeguar detajet, ku kemi ngecur, edhe sikur ne të kemi të drejtë. Tani duhet marrë një vendim i qartë politik, sepse retorika nuk ka me asnjë vlerë, sepse të gjithë janë të lodhur nga gati dy vjet debate. Në këtë forum ne duhet të jemi të sinqertë me njëri­tjetrin dhe duhet ta themi se nuk është më çështje parimesh, por pragmatizmi politik. Sepse vetëm për parime nuk mund të flitet më në politikën shqiptare. Dhe duhet ta pranojmë se edhe ne nuk jemi të larë në këtë histori, se kemi edhe ne njollat tona të errëta në këto vite apo në këtë proces, pavarësisht se kundërshtari mund të ketë bërë më shumë gjynahe. Shembulli më tipik ishte kur dikush mbrëmë tha se unë nuk jam ai që isha dje dhe ju e dini për kë e kam fjalën. Pra, vetëm pragmatizmi ngelet të merret në konsideratë. Dhe pyetja ime është nëse i kemi ne votat për ta ndalur atë që sipas nesh është e pavotueshme? Sepse do të ishte dyfish e rënde që reforma të kalojë dhe ne të votojmë kundër. Unë sërish këmbëngul që konsensusi është i mundur dhe ne duhet ta kërkojmë. Por edhe në rast se nuk e arrijmë, ne nuk duhet të votojmë kundër një reforme që mund të kalojë edhe pa ne.

Genc Ruli: Kam lexuar në lidhje me kushtet që do të duhet të pranoj një person që do të punojë në Prokurorinë Speciale. Dhe të jem i sinqertë, nuk e konceptoj se si njeri me vullnet të pranojë të jetë i përgjuar përgjatë gjithë kohës. Për më tepër, të përgjohet jo vetëm ai, por edhe familjarë të tij. Unë besoj se asnjë njeri i ndershëm nuk do të pranonte të ishte i përgjuar dhe i survejuar gjatë gjithë kohës, t’i përgjohej bashkëshortja, t’i përgjohej vajza etj. /Panorama/



Ju sugjerojmë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

20 Korrik, 2025 7:00 pm
5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
Rajoni

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

20 Korrik, 2025 6:46 pm
Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
Bota

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

20 Korrik, 2025 6:20 pm
Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
Aktualitet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

20 Korrik, 2025 5:53 pm
Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë
Bota

Emigracioni i paligjshëm në Poloni, mijëra qytetarë dalin në protestë

20 Korrik, 2025 5:38 pm
“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…
Aktualitet

“Më ke lënë dobiçin në derë…”,Shpëtimi ‘shpërthen’ ndaj të vëllait:Kam 30 vjet që…

20 Korrik, 2025 5:26 pm
Netanyahu paralajmëron: Do shpërthejë luftë e tmerrshme bërthamore nëse nuk ndalet Irani
Bota

Izrael/ Helmohet kryeministri Benjamin Netanyahu

20 Korrik, 2025 5:04 pm
Protestat në Los Angeles, Trump vë në sprovë themelet e shtetit demokratik
Bota

Analiza/ A po e forcon Donald Trump Evropën?

20 Korrik, 2025 4:40 pm
Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…
Kryesore

Zjarri në Dukat të Vlorës, ministri Vengu zbret në terren: Orë të vështira…

20 Korrik, 2025 4:32 pm
Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma
Bota

Të paktën 73 palestinezë të vrarë teksa po tentonin të merrnin ndihma

20 Korrik, 2025 4:19 pm
Para
Era Istrefi fillon aksionin në Los Angeles

Era Istrefi fillon aksionin në Los Angeles

Aksidenti/ Treni i Shkodrës përplas makinën 

Aksidenti/ Treni i Shkodrës përplas makinën 

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit, tani 2 herë në vit 

Ndryshojnë rregullat e kolaudimit, tani 2 herë në vit 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Ishte me pushime në Shëngjin/ I riu bie nga ballkoni, dërgohet te Spitali i Traumës

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
20 Korrik, 2025

Një i ri është rrëzuar aksidentalisht pasditen e sotme nga ballkoni i një hoteli në Shëngjin. Ngjarja ka ndodhur rreth...

Lexo më shumë

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë

5% më shumë raste me kancer çdo vit në Kosovë
20 Korrik, 2025

Në Kosovë, numri i rasteve të reja me kancer po rritet me një ritëm prej rreth 5% çdo vit, thotë...

Lexo më shumë

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima

Merr flakë trageti në Indonezi, raportohen 5 viktima
20 Korrik, 2025

Një traget me pasagjerë, KM Barcelona 5, që po udhëtonte nga Talaudi drejt Manados në provincën e Sulavesit të Veriut...

Lexo më shumë

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet

Lezha shton hapësirat publike në plazh, pushuesit vlerësojnë shërbimin dhe çmimet
20 Korrik, 2025

Këtë sezon turistik edhe në bregdetin e Lezhës janë shtuar hapësirat publike. Pushuesit në këtë ditë korriku thonë se janë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com