Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debate të forta në Turqi për dekretin e ri të emergjencës të Erdoganit

2017/12/27 at 9:24 AM
në Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debate të forta në Turqi për dekretin e ri të emergjencës të Erdoganit

Në Turqi po formohet rezistencë kundër një dekreti të ri në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme. Opozita dhe Dhoma e Avokatëve druhen për vetëgjyqësi dhe madje për krijimin e skuadroneve të vdekjes.

Zërat e protestës nuk pushojnë. Gjendja e jashtëzakonshme në Turqi u zgjat sërish. Në këtë kuadër Presidenti Erdogan nxori një dekret, që ka shkaktuar protesta në të gjithë vendin. Veçanërisht debate ka ngjallur një lloj amnistie e përgjithshme edhe për civilët, të cilët ndihmuan në shtypjen e përpjekjes për puç kundër Erdoganit në verë 2016. Kritikët druhen, se kjo mungesë ndëshkimi mund të vlejë edhe për veprime të dhunshme, të cilat mund të ushtrohen tani ose në të ardhmen. Në dekretin e ri përjashtohen nga dënimi jo vetëm veprime kundër përpjekjes për puç dhe të ashtuquajturat “akte terroriste” të korrikut 2016, por edhe të tilla, të cilat drejtohen kundër “vazhdimit të tyre”. Përfaqësuesit e opozitës shohin këtu një kartë të bardhë për dhunë me motive politike deri në krijimin e skuadroneve të vdekjes. Dhoma e avokatëve paralajmëroi për vetëgjyqësi.

 Ministri i Drejtësisë kundërshton

Ministri i Drejtësisë Abdulhamit Gül nxitoi të martën për të dhënë siguri, se dekreti nuk është një amnisti e pakufizuar, por se mbulon vërtet vetëm ditët e përpjekjes për puç. Një dekret i ngjashëm sipas ministrit është lëshuar më parë për nëpunësit civilë, tani ai vetëm zgjerohet për të gjithë personat.

Shqetësimi i opozitës argumentohet me faktin se qeveria në Ankara i afron shpesh kritikët me terroristët dhe puçistët. Prandaj reagimet ndaj dekretit qenë shumë të zemëruara. Në kuadër të gjendjes së jashtëzakonshme, dekreti nuk mund të dërgohet as në gjykatë kushtetuese, kurse miratimi i Parlamentit nevojitet vetëm më pas.

CHP: Si në diktaturë

“Një gjë e tillë ndodh në diktatura, të cilat duan ta frikësojnë dhe terrorizojnë me milici civile shoqërinë,” u ankua zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare CHP, Bülent Tezcan. Kryetarja e partisë opozitare Lyi Meral Aksener shkroi në Twitter “Dekreti i ri do ta çojë në luftë civile vendin.” Edhe paraardhësi në post i Erdoganit, Abdullah Gül, i cili bën pjesë në bashkëthemeluesit e AKP-së, i cili zakonisht tregohet i përmbajtur me kritika ndaj qeverisë, paralajmëroi për formulimin e dekretit. “Shpresoj se do të verifikohet, në mënyrë që të mos mundësojë ngjarje dhe zhvillime, të cilat të na shqetësonin të gjithëve në të ardhmen”, u shpreh ish-Presidenti i Turqisë.

Gjatë përpjekjes për puç u ndërmorën veprime të dhunshme kundër ushtarëve, për  të cilët ishte e paqartë nëse morën pjesë vullnetarisht në puç apo ndoqën urdhrat. Më shumë se 2700 nëpunës shtetërorë janë pushuar tashmë me dekret, midis tyre janë edhe përfaqësues të drejtësisë dhe të forcave të sigurisë. Që prej përpjekjes për puç në korrik 2016 janë suspenduar ose pushuar më shumë se 150.000 nëpunës shtetërorë./DW

Etiketa: debatedekreti i emergjencesErdoganiturqi

Ju sugjerojmë

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
Kryesore

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

13 Nëntor, 2025 1:12 pm
“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
Kryesore

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

13 Nëntor, 2025 1:09 pm
SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
Kronikë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

13 Nëntor, 2025 12:36 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Kryesore

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

13 Nëntor, 2025 12:34 pm
Gjykata Kushtetuese cakton datën e seancës për padinë e Sali Berishës
Aktualitet

“Kushtetuesja” cakton datën për ankimimin e Sali Berishës

13 Nëntor, 2025 12:21 pm
VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet
Bota

VIDEO/ Trump spërkat me parfum homologun sirian: Sa gra ke, me ju kurrë si dihet

13 Nëntor, 2025 11:29 am
Mediat: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein
Bota

Mediat: Virginia Giuffre, gruaja me të cilën Trump shkoi në shtëpinë e Epstein

13 Nëntor, 2025 11:22 am
Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani
Bota

Kolonët izraelitë djegin xhaminë në Cisjordani

13 Nëntor, 2025 11:02 am
Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE
Bota

Skandali në Rumani, skema e shitjes së armëve që synonte të mashtronte BE

13 Nëntor, 2025 10:27 am
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK
Kronikë

Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

13 Nëntor, 2025 10:21 am
Para
Kujdes me planet në fundjavë! Ja çfarë parashikohet për motin

Parashikimi i motit, nesër reshje të rrëmbyeshme, ja çfarë do ndodhë me temperaturat

Arrestohet 64-vjeçari në Burrel, në gjendje të dehur përplasi me makinë një tjetër mjet

Arrestohet 64-vjeçari në Burrel, në gjendje të dehur përplasi me makinë një tjetër mjet

Fier/ Naftëtarët protestojnë para Prefekturës, përplasje me kreun e Sindikatës

Fier/ Naftëtarët protestojnë para Prefekturës, përplasje me kreun e Sindikatës

TE FUNDIT

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni

Mbledhja mes qeverive Shqipëri-Itali, Rama pritet me ceremoni nga Meloni
13 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama është pritur me një ceremoni zyrtare nga homologia italiane, Giorgia Meloni në Vilën Doria Pamphili në Romë, në kuadër të mbledhjes së...

Lexo më shumë

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…

“21 Janari”, Berisha: Shkoj në SPAK, por kam vetëm një kusht…
13 Nëntor, 2025

Kryeyari i PD, Sali Berisha deklaroi se do të paraqitet nesër në SPAK, si person në dijeni për dosjen e...

Lexo më shumë

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve

SPAK merr nën hetim për tre vepra penale ish-drejtorin e burgjeve
13 Nëntor, 2025

Agim Ismaili, ish-drejtori i burgjeve është marrë nën hetim nga SPAK. Ish-kreu i burgjeve u thirr për herë të dytë...

Lexo më shumë

Deputetet e opozitës kërkesë Begaj: Mos dekreto ligjin për barazinë gjinore

Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
13 Nëntor, 2025

Deputetet e opozitës i janë drejtuar me një kërkesë zyrtare Presidentit të Republikës, që të kthejë për rishqyrtim në Kuvend...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com