Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debate në mbledhjen me dyert të mbyllura. Përfshihen Blushi, Ruçi, Braçe

2016/04/12 at 9:27 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Debate në mbledhjen me dyert të mbyllura. Përfshihen Blushi, Ruçi, Braçe

TIRANE- Në mbledhjen e djeshme të grupit të PS, Blushi ka debatuar me Ruçin për çështjen e kutive të votimit në referendum. Sipas Blushit, kutitë janë mbushur dhe kjo duhet të verifikohet nëpërmjet listave të zgjedhësve dhe procesverbaleve të votimit. Në mbledhje mungonte Rama, i cili gjendet në SHBA. Sakaq në debat janë përfshirë edhe Braçe e Gjylameti. Lexoni më poshtë debatin mes tyre që e ka zbardhur gazeta “Mapo”.

Blushi: Ajo që ndodhi të shtunën ishte një turp për Partinë Socialiste. Aq qesharake ishte sa jemi bërë objekt talljesh edhe nga të huaj. Unë jam i bindur që kutitë janë mbushur dhe pjesëmarrja ka qenë e ulët. Ndaj kërkoj nga ju që të bëni të mundur dorëzim të materialeve zgjedhore të këtij referendumi që të kemi mundësi për të parë.

Ruçi: Blush, këto mos na i thuaj neve këtu, por mund t’ua thuash mediave ashtu siç ke bërë edhe herë të tjera. E ke bërë rrugë tashmë që ato që duhet t’i kërkosh këtu, vete i kërkon aty poshtë (në media), dhe ato që duhet t’i kërkosh atje poshtë, vjen i kërkon këtu.

Blushi: Ajo që po kërkoj është që të më vihen në dispozicion materialet zgjedhore, për të parë sa votuan dhe si votuan. E vetmja mënyrë për të verifikuar këtë është hapja e kutive?

Ruçi: Dhe unë po të them se je drejtuar gabim, nuk jemi ne që administrojmë as kutitë as procesin e votimit. Drejtohu te Komisioni i Zgjedhjeve në parti zyrtarisht për të marrë atë që do. Saimiri, Taulanti dhe të gjithë ne të tjerët shkuam te KQZ kur bëmë betejën për kutitë…

Blushi: Nuk m’u lejua të kisha vëzhgues në referendum dhe besoj se kam të drejtën që të di se çfarë u bë me votat dhe pjesëmarrjen…

Ruçi: Nuk ke depozituar asnjë kërkesë zyrtare për këtë gjë, pra për të pasur vëzhgues. Ndaj nuk ka kuptim që të vini ta bëni tani këtë debat.

Gjylameti: Doja të ngrija dhe unë një shqetësim për këtë sjellje të vazhduar nga kolegu ynë. Gjatë seancës së të enjtes, në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa ne ishim të angazhuar dhe të shqetësuar për kolegun Braçe, Blushi vinte dhe më kërkonte llogari për shifrat e anëtarësisë.

Ruçi: Meqë është ngritur ky shqetësim dhe në media është shkruajtur për këtë gjë, dua të sqaroj edhe një herë se është respektuar plotësisht Kodi Zgjedhor i partisë. Në referendum kanë votuar vetëm anëtarët e regjistruar deri në 31 dhjetor 2015. Dhe këtë gjë e dinim të gjithë që më parë dhe kjo është bërë pikërisht për të mos pasur pretendime se në lista po futeshin njerëz që të votonin dhe të mbushnin kutitë. Këtë gjë e bëmë edhe për të përcaktuar numrin e delegatëve të Kongresit.

Braçe: Ndërsa unë kam vetëm një merak për seancën plenare. Është bërë e disata herë që ministrat nuk vijnë në seancë dhe duhet që punën e tyre ta mbrojmë ne në parlament. Kjo nuk shkon që ne të mbrojmë punën e tyre ndërsa ata mungojnë.

Ruçi: Ministrat të jenë të pranishëm në Kuvend. Është ngritur dhe herë të tjera ky shqetësim dhe ju vazhdoni ta shkelni këtë detyrim.

Braçe: Të jenë në seancë, dhe jo të vijnë vetëm kur vjen Kryeministri, se kur është ai vetë, ju jeni rehat në sallë.

Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

21 Qershor, 2025 5:30 pm
Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
Aktualitet

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

21 Qershor, 2025 5:15 pm
Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
Bota

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

21 Qershor, 2025 4:59 pm
Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra
Aktualitet

Demokracia ndryshon trendin! Rekord, 98% e mësuesve janë femra

21 Qershor, 2025 4:37 pm
DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur
Aktualitet

DW: Shqipëria, jo më një perlë e fshehur

21 Qershor, 2025 4:16 pm
16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …
Aktualitet

16 miliardë fjalëkalime të kompromentuara, përdoruesit e internetit ndryshojnë …

21 Qershor, 2025 3:56 pm
REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin
Bota

REL: Irani përdor pamje të vjetra në raportimet për konfliktin me Izraelin

21 Qershor, 2025 3:42 pm
Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese
Kryesore

Raporti i KiE: Zgjedhjet e 11 majit konkurruese

21 Qershor, 2025 3:23 pm
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës
Rajoni

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës

21 Qershor, 2025 3:11 pm
Para
Kjo grua është frymëzim/ Njeriu kur do e heq dhjamin nga trupi

Kjo grua është frymëzim/ Njeriu kur do e heq dhjamin nga trupi

Sala Saliu

Mos cito...

Shpërthen bomba/ Kurdët sulmojnë sërish ushtrinë turke

Shpërthen bomba/ Kurdët sulmojnë sërish ushtrinë turke

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
21 Qershor, 2025

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në një lokal në Pogradec, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar dy...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit

Aksident në aksin Fier-Levan, makina përplaset me shtyllën e tensionit
21 Qershor, 2025

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Levan. Mësohet se një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga...

Lexo më shumë

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas

Tentuan kalimin kufitar me dokumente false greke, arrestohen dy turqit në Rinas
21 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar dy shtetas turq, pasi tentuan të kalonin me dokumente te falsifikuara greke. Mësohet se...

Lexo më shumë

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski

Bjellorusia liron 14 të burgosur, përfshirë politikanin opozitar Tsikhanouski
21 Qershor, 2025

Bjellorusia ka liruar 14 të burgosur, përfshirë Syarhey Tsikhanouskin, i cili u arrestua në maj të vitit 2020 gjatë përpjekjes...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com