Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Debat/Alibeaj: S’e përcakton ti çfarë flasë unë. Felaj: Do t’ju ndërpres fjalën

2022/05/31 at 2:35 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Debat/Alibeaj: S’e përcakton ti çfarë flasë unë. Felaj: Do t’ju ndërpres fjalën

Me debate mes Enkelejd Alibeajt dhe Ermonela Felajt ka nisur Konferenca e Kryetarëve, e cila po zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit. Ndërsa pritej që në këtë mbledhje të përcaktohej data për përcaktimin e raundit të 4 për zgjedhjen e presidentit të ri, deputeti i PD Enkelejd Alibeaj ka kundërshtuar zonjën Felaj dhe ka nisur të flasë lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Përplasjet kanë nisur pasi Alibeaj ka kërkuar që të anashkalohen pika 1 dhe 2 e rendit të ditës dhe të kalohet direkt në pikën tre.

Pjesë nga debati:

Felaj: Kush është dakord për të larguar nga rendi i ditës dy çështjet e para, siç e kërkoi zoti Alibeaj?

Alibeaj: Abuzon me detyrat sa herë të jepet rasti. Siç kemi vepruar në të gjitha rastet edhe në mbledhjen e shkuar ka pasur një rend ditë të miratuar nga Lindita Nikolla, por ka pasur një tjetër urdhër për renditje të Konferencës. Nuk është e vërtetë ajo që thatë, gënjen, ju keni kartonat dhe votoni ç’ju dalë para. Unë thashë se interes ka pika e tretë e rendit të ditës.

Felaj: S’po flisni për atë që u pyetet

Alibeaj: Se çfarë flas unë është e drejta ime, nuk e përcakton ti momentin dhe çfarë flas unë. Kam bërë kërkesë dhe do flas për këtë pikë të rendit të ditës

Felaj: Jam e detyruar t’ju ndërpres fjalën

Alibeaj: A mund të shprehem…S’më respekton ti mua me respekton Kushtetua. Edhe se çfarë do të flas unë e di unë. Të drejtën e fjalës nuk ma heq ti as ma jep mua. Se ça do flas, e di unë. Do ma caktosh ti? Lërë kohën dhe pastaj fol në fund. Ne kërkuam që të flasim për komisionin hetimor.

Felaj: Zoti Aliebaj, ju lutem, ne kërkesën e kemi përpara.

Alibeaj: O zonjë, a ka mundësi që ta them deri në fund

Felaj: Do flasim për çështjen e presidentit. Do të duhet t’ia jap fjalën zotit Mediu

Alibeaj: Ju po më prisni të drejtën e fjalës. Moj s’do ma tregoni mua për ça do flas. Secili nga anëtarët ka të drejtën që të flasë. Po qe për arsyen, e vetmja që po e prish je ti. Të kam kërkuar të drejtën e fjalës. Unë po paraqes të kërkesën time.

Felaj: Po ju tërheq vëmendje që të diskutojmë për thelbin e çështjeve për të cilat jemi rënë dakord

Alibeaj: Nga cili vend vjen ti zonjë? Po flas për të drejtat e mia, të drejtat e qytetarit. Do flas për atë që kam paraqitur si kërkesë. Zonjë, nëse doni ta prishni, më thoni.

Felaj: Keni propozim konkret për mbajtjen e raundit të presidentit?

Alibeaj: Hiqeni atë dorë, dhe më dëgjoni.

Ju sugjerojmë

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
Bota

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

13 Korrik, 2025 2:48 pm
Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
Aktualitet

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

13 Korrik, 2025 2:34 pm
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

13 Korrik, 2025 2:17 pm
Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
Aktualitet

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

13 Korrik, 2025 2:01 pm
Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë
Aktualitet

Projekti “Shkolla Verore 2025”/Rama: Eksperiencë për më shumë se 1000 fëmijë

13 Korrik, 2025 1:44 pm
Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…
Aktualitet

Siguria detare/Bllokohen 36 mjete lundruese nga Ksamili në Koman, gjoba deri në…

13 Korrik, 2025 1:33 pm
OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje
Aktualitet

OSHEE: Nuk ka energji elektrike për ndërtimet pa leje

13 Korrik, 2025 1:13 pm
Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth
Aktualitet

Vijon aksioni i shembjes së ndërtimeve në Theth

13 Korrik, 2025 12:56 pm
Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë
Aktualitet

Lirohet hapësira e kthyer në vendparkim automjetesh, procedohet 39-vjeçari në Tiranë

13 Korrik, 2025 12:49 pm
Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues
Aktualitet

Begaj me Ali Ahmetin:Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut,faktor vendimtar shtetformues

13 Korrik, 2025 12:34 pm
Para
“Opozita u kthye në kashtë e k*qe”/Mediu-mazhorancës:E arritët qëllimin tuaj që..

“Opozita u kthye në kashtë e k*qe”/Mediu-mazhorancës:E arritët qëllimin tuaj që..

Balla: Raundi i 4 për zgjedhjen e presidentit të ri të mbahet më 4 qershor

Balla: Raundi i 4 për zgjedhjen e presidentit të ri të mbahet më 4 qershor

“Mendova se keni vënë mend nga bojkoti”,Balla-opozitës:Nëse doni të përfshiheni..

“Mendova se keni vënë mend nga bojkoti”,Balla-opozitës:Nëse doni të përfshiheni..

TE FUNDIT

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë
13 Korrik, 2025

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i ka ofruar Moskës “mbështetje të palëkundur” në luftën e saj në...

Lexo më shumë

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!

Hasani në Forumin e Dubrovnikut: Përkushtimi ndaj paqes, mbetet i palëkundur!
13 Korrik, 2025

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka marrë pjesë në Forumin e Dubrovnikut 2025, në Kroaci. Përmes një postimi...

Lexo më shumë

BE-ja dhe Meksika kritikojnë propozimin e Trumpit për tarifë 30%

Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
13 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian dhe Meksika kanë shprehur zhgënjim pas kërcënimit të presidentit amerikan, Donald Trump për vendosje të tarifës prej 30...

Lexo më shumë

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në

Si dikur, këmbëkryq pranë…Banorët e Thethit diskutojnë si do përballen me IKMT-në
13 Korrik, 2025

Prania e IKMT-së dhe forcave policore në Theth për shembjen e strukturave, duket se ka bërë bashkë banorët si një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com