Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Biazi kërcënon Italinë: Do na shihni në kualifikueset e botërorit

2016/06/21 at 2:32 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
De Biazi kërcënon Italinë: Do na shihni në kualifikueset e botërorit

Xhani De Biazi është i sigurt se Shqipëria tashmë mund të luajë si e barabartë me çdo kombëtare tjetër. Ai shpreson që të ketë mundësinë ta provojë një gjë të tillë që në fazën tjetër të Euro 2016. Në një intervistë të dhënë për “La Repubblica”, trajneri ka treguar bindjen e tij për cilësitë e lojtarëve, ndërsa ka “kërcënuar” Italinë se do të shihte vlerat e kësaj skuadre gjatë eliminatoreve të Botërorit.

Pasi ka një motiv shumë të bukur, më tërheq. Fjalët janë pak të vështira, i njoh kuptimin, por shqiptimi është e komplikuar. Për fat të mirë, gjatë ekzekutimit të himneve më ndihmon pak edhe karaoke që kanë vendosur brenda stadiumit. Ky është një popull i jashtëzakonshëm, ka njohur diktatura dhe vuajtje, gjejmë tifozë shqiptarë ngado që shkojmë, një pasion të jashtëzakonshëm.

Më shumë emocione apo krenari?

Të dyja. Por kemi edhe pak keqardhje: të kishim bërë të paktën edhe një pikë në dy ndeshjet e para, tani nuk do të duhej të vuanim në pritje, për të kuptuar nëse do të qëndronim në turne.

Nuk jeni akoma i kënaqur?

E përse duhet të jemi? Kundër Zvicrës dhe Francës treguam se kombëtare të cilat në teori ishin shumë më të forta se ne, na kanë mundur vetëm falë detajeve. Kundër Francës, atë gol të Griezman nuk e kuptoj ende se si erdhi, nga doli. Dhe kundër Rumanisë kemi treguar se jemi një skuadër, një grup burrash: mund të dorëzoheshim psikologjikisht pas dy humbjeve, por ndeshja u interpretua në perfeksion.

Gjithçka duke lënë në stol kapitenin Cana…

Ishte një vendim i vështirë. Ia komunikova vetëm pak orë para ndeshjes. Megjithatë, duhet të heq kapelën para tij: u vu menjëherë në dispozicion të shokëve të skuadrës, i ka nxitur dhe mbështetur, kishte një sjellje si një njeri i madh dhe një kapiten i madh. Por në përgjithësi ishte shumë e bukur të shihje këto djem të ruanin dëshirën për të lënë mbresa në Europian dhe t’ia dilnin mbanë. Jemi rritur, jemi ata që dëshiroja të ishim. Jemi të gatshëm për të ecur përpara.

Ashtu?

Shihni, Shqipëria në fazën tjetër mund të shqetësojë shumë skuadra. Në fund të fundit duhej vetëm të zhbllokoheshim.

Ndaj çfarë do të bëni në këto ditë?

Do të stërvitemi, me idenë për të hyrë në fushë për fazën tjetër të premten apo të shtunën. Duke bërë një tifoz të çmendur para televizorit edhe për Italinë: sa mirë sikur të na bënte një dhuratë të bukur duke mundur Irlandën, do të bëj tifo si i çmendur dhe duke njohur Konten jam i sigurt se do të japin maksimumin. Por nëse nuk do t’ia dalim mbanë, do të përgatitemi për shtatorin: kualifikueset e Botërorit, jemi në grupin e Italisë dhe do ta vëmë në vështirësi, keni De Biazi, e dini se në tre Botërorët e zhvilluar me këtë formulë (1986, 1990 e 1994), vetëm një herë një skuadër e cila ka arritur e treta me 3 pikë është eliminuar? Më falni se duhet të prek diçka. Hekur, dru, plastikë apo ndonjë gjë tjetër. Shihemi…

Përkthyer dhe përshtatur nga Panorama Sport Online

Ju sugjerojmë

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
Aktualitet

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

11 Korrik, 2025 10:03 pm
Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
Aktualitet

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

11 Korrik, 2025 9:45 pm
Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
Bota

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

11 Korrik, 2025 9:30 pm
Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
Politikë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

11 Korrik, 2025 9:14 pm
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024
Bota

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord, 450 milionë banorë në 2024

11 Korrik, 2025 8:59 pm
Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane
Aktualitet

Festivali “Umbria Jazz”, policia shqiptare në ndihmë të autoriteteve italiane

11 Korrik, 2025 8:38 pm
Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!
Politikë

Gjenocidi i Srebrenicës, Marta Kos: Plagë e thellë në historinë europiane!

11 Korrik, 2025 8:24 pm
Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë
Bota

Mjekët pa Kufij: Ka rritje të madhe të kequshqyerjes në Gazë

11 Korrik, 2025 8:08 pm
Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh
Rajoni

Ministria e Drejtësisë e Serbisë thotë se ishin në shënjestre të sulmi hakerësh

11 Korrik, 2025 7:57 pm
Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…
Aktualitet

Incidenti në Theth,përfaqësuesi i IKMT-banorëve:S’ka Zot të vrasë punonjësit e…

11 Korrik, 2025 7:35 pm
Para
Klaudia Pepa rikthehet në Tiranë, ja sa ka ndryshuar 

Klaudia Pepa rikthehet në Tiranë, ja sa ka ndryshuar 

Dekreti i Nishanit, PS mbetet vetëm. LSI abstenon, PDIU bashkohet me PD-në

Dekreti i Nishanit, PS mbetet vetëm. LSI abstenon, PDIU bashkohet me PD-në

“Çmenden” mediat serbe, akuzojnë De Biazin për terrorizëm

"Çmenden" mediat serbe, akuzojnë De Biazin për terrorizëm

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!

Përplasjet mes policisë dhe banorëve në Theth,Kisha Katolike:Të mbizotërojë paqja!
11 Korrik, 2025

Kisha Katolike ka reaguar lidhur me situatën në Theth, ku pati përplasje mes banorëve dhe policisë së bashku me zyrtarët...

Lexo më shumë

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona

Vijon aksioni i IKMT-së në Theth, pavarësisht orëve të vona
11 Korrik, 2025

Pavarësisht orëve të vona, nata nuk do të jetë e qetë për Thethin. Atje vijon zhvendosja dhe prishja e subjekteve...

Lexo më shumë

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin

Përmbytjet vdekjeprurëse, Donald Trump viziton Teksasin
11 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbërriti këtë pasdite në Teksas, shteti i zhytur në zi pas përmbytjeve që vranë të...

Lexo më shumë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë

Urdhri i Ramës, Mëlyshi: Asnjë kryebashkiak nuk duhet ta zbatojë
11 Korrik, 2025

Në një takim me kryetarët e bashkive, kryeministri Edi Rama u kërkoi atyre që të shkarkojnë të gjithë drejtuesit e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com