Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Biazi irritohet me FSHF: Ja e verteta e kontratës sime

2016/01/11 at 10:15 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
De Biazi pranon të qëndrojë në Shqipëri, ja sa vlen kontrata e re 

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, ai, ndryshe nga shumë herë të tjera, ka qenë më i drejtpërdrejtë me kritikat kundrejt anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së për rrjedhje informacioni.


“Kjo është diçka që e konsideroj jo korrekte. Personat që realisht njohin faktet janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që natyrisht nuk mund të bëjnë publike asgjë, pasi janë të detyruar të respektojnë ‘kushtin e sekretit’ të nenit 11 të kontratës mes palëve.

Me një stil tejet të rafinuar, italiani i vë në dukje kreut të federatës se përqindja e përfitimeve nga kualifikimi në Europian nuk korrespondon me përqindjen e rritjes së pagës që FSHF i ka miratuar pak ditë më parë.

Në këtë mënyrë, trajneri lë të kuptohet se nuk do të pranojë propozimin e fundit të FSHF-së për rritjen e pagës me afro 60%, ashtu sikundër u fol dy ditë më parë.

Ja deklarata e plotë e trajnerit për mediat:

“Lexoj me keqardhje të madhe në mediat shqiptare lajme që lidhen me rinovimin e kontratës nga ana ime. Sot, dua të them edhe unë versionin tim të fakteve, për ta sqaruar një herë e mirë marrëdhënien time me Federatën, duke mos pranuar heshturazi, tam tamin mediatik, që do të më prezantojë si dikush që do të pasurohet në dëm të Federatës.

Besoj se së bashku me stafin tim, me kontributin e madh dhe vendimtar të lojtarëve, të Presidentit që më ka dhënë liri në drejtimin dhe administrimin e Kombëtares, duke më asistuar në mënyrë shumë të mençur, kemi arritur një objektiv që dukej i pamundur në fillim të garave kualifikuese.

Në dyvjetëshin e parë në drejtim të Kombëtares Kuq e Zi, vlera e kontratës sime ishte e barabartë me 4.2% të buxhetit vjetor të Federatës, duke u rritur në dyvjeçarin e dytë me 4.5% të buxhetit.

Sot, si ju thashë, nuk kam firmosur materialisht një kontratë të re, por presidenti Duka, duke dashur të më vlerësojë, vendosi të më japë ekuivalentin e 4.4% të buxhetit të Federatës. Besoj se, në terma ekonomikë, pesha e kontratës sime në buxhetin e Federatës është me të vërtetë diçka sigurisht jo e rëndësishme. Përkundrazi, kjo peshë nuk ndryshon me kontratën e re.

Gjithashtu, besoj se puna e zhvilluar deri më tani na ka dhënë shumë kënaqësi dhe ka qenë shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin e gjithë lëvizjes së futbollit shqiptar, që ka përfituar shumë prej këtij bashkëpunimi.

Shifrat që kam lexuar në gazeta kanë fare pak të bëjnë me realitetin objektiv, por sigurisht bëjnë sensacion tek opinioni publik dhe te tifozët kuqezinj dhe kjo më trishton shumë.

Kjo është diçka që e konsideroj jo korrekte. Personat që realisht njohin faktet janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që natyrisht nuk mund të bëjnë publike asgjë, pasi janë të detyruar të respektojnë ‘kushtin e sekretit’ të nenit 11 të kontratës mes palëve.

E vlerësoj faktin që presidenti Duka është larg gjithë kësaj. Të gjithë atyre që kanë gabuar në shpërndarjen e këtyre gjërave jo korrekte u them me ndershmëri dhe ndjenjën e besnikërisë te flamuri ynë: Kemi arritur një objektiv shumë të lartë dhe duhet të sillemi me pjekuri, në lartësinë e pozicionit profesional dhe të imazhit kombëtar në të cilën gjendemi.

Për mirëqenien e grupit, për kompaktësinë e gjithë atyre që na mbështesin individualisht dhe institucionalisht, apo gjithë atyre që e bëjnë këtë me shpirt dhe sakrifica, nuk ka nevojë për thashetheme që nuk vlejnë as katër aspra. Unë ndihem një Kuq e Zi dhe do të mbetem i tillë, besoj se të gjithë do të bëjnë ndershmërisht detyrën e tyre!



Ju sugjerojmë

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
Aktualitet

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

9 Qershor, 2025 9:39 am
Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
Rajoni

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

9 Qershor, 2025 9:37 am
Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
Aktualitet

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

9 Qershor, 2025 9:31 am
Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
Bota

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

9 Qershor, 2025 9:28 am
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar
Rajoni

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuar

9 Qershor, 2025 9:11 am
Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…
Bota

Sulmet ruse ndaj Evropës – agjentë, sabotime, vrasje…

9 Qershor, 2025 8:57 am
VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë
Kryesore

VIDEO/ Rama: Me ëmbëlsinë e freskët të Pogradecit, ju uroj një javë të mbarë

9 Qershor, 2025 8:49 am
Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen
Bota

Vijojnë trazirat në Los Angeles, policia urdhëron protestuesit të largohen

9 Qershor, 2025 8:39 am
Trump: Putini “po shkatërron Rusinë” duke mos arritur një marrëveshje për përfundimin e luftës me Kievin
Bota

Në fuqi vendimi i Trump/ Ndalohet hyrja në SHBA e shtetasve nga 12 vende të botës

9 Qershor, 2025 8:35 am
Kosovë/ Deputetët dështojnë për herë të 14-të ta konstituojnë Kuvendin
Kryesore

Ngërçi në Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit

9 Qershor, 2025 8:24 am
Para
Video e plotë/ “Të vraftë zoti!”, nëna përplaset me djalin dhe humb ndienjat

Video e plotë/ "Të vraftë zoti!", nëna përplaset me djalin dhe humb ndienjat

Reagon Eni Çobani : Rasti i nënë Feridesë i rëndë na përfshiu shumë emocionalisht

Reagon Eni Çobani : Rasti i nënë Feridesë i rëndë na përfshiu shumë emocionalisht

Bllokohet sërish tryeza e reformës, ambasadori Lu del në terren

Bllokohet sërish tryeza e reformës, ambasadori Lu del në terren

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën

Erion Veliaj kërkon lirinë, Apeli i GJKKO shqyrton sot kërkesën
9 Qershor, 2025

Do të shqyrtohet sot nga Gjykata e Posaçme e Apelit kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për t’u liruar...

Lexo më shumë

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh

Rriten investimet e Shqipërisë në Kosovë, investitori i pestë më i madh
9 Qershor, 2025

Investimet nga Shqipëria në Kosovë kanë shënuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në 468 milionë Euro deri në fund...

Lexo më shumë

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave

Fundjava në Shëngjin/ ‘Paralizohet’ Lezha, radhët kilometrike të makinave
9 Qershor, 2025

Fundjava solli një numër të madh pushuesish në bregdetin e Shëngjinit, por kthimi i tyre drejt qyteteve shkaktoi trafik të...

Lexo më shumë

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur

Shënjestra e re e talibanëve? Dijetarët fetarë që flasin hapur
9 Qershor, 2025

Kur talibanët janë kthyer në pushtet në Afganistan, gati katër vjet më parë, mospajtimin e kanë shpallur të papranueshëm. Prej...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com