Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Biazi i përgjigjet Hafizit: Çfarë të shoh, 13 humbjet e tua?

2016/10/23 at 4:54 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
De Biasi: Kjo ndodhi në dhomën e zhveshjes pas humbjes nga Franca

Xhani de Biazi e ka pasur të pamundur që të mos kundërpërgjigjet, pas deklaratës së ish­trajnerit të Kombëtares, Astrit Hafizi.


Ky i fundit e cilësoi italianin arrogant dhe për kohën që kishte drejtuar vetë ekipin përfaqësues, ka theksuar se ishte një periudhë krejt tjetër, përfshirë edhe faktin që lojtarët nuk ishin “të importuar” nga jashtë, siç ndodh tani.

Më tej, shkodrani ka shprehur krenarinë që ka arritur të drejtojë Kombëtaren e vet, ndryshe nga De Biazi, që nuk mund të jetë në krye të Italisë. Mjaftueshëm “shigjeta”, që të shtyjnë 60­vjeçarin që të reagojë përsëri.

Këtë herë, ai e quan Hafizin ziliqar për çka ka arritur, ndërkohë që ka vlerësuar në maksimum kontributin e lojtarëve, që arritën të bëjnë histori me kualifikimin në Europian, por edhe me paraqitjet në kompeticionin kontinental…

Reagimi:

“Do të doja të mos humbja kohë me polemika të kota dhe të shfrytëzoja gjithçka në dobi të punës për Kombëtaren tonë, por jam shumë i kujdesshëm që përveç punës sime, të mbroj edhe stafin tim, lojtarët e mi. Kur dëgjoj të më flasin për mungesë të ‘kulturës sportive’, buzëqesh dhe nuk e lejoj veten të bie kurrsesi në nivelin e tyre.

Për mua ‘kulturë sportive’ do të thotë të mos kritikosh publikisht kolegët pa kriter, por të provosh t’i kuptosh ata, ndoshta edhe t’i mbrosh kur ndodhen në vështirësi. E kam bërë këtë gjë gjithnjë kur kam qenë komentator te ‘Sky’ dhe ‘Mediaset’, por pa dyshim që sillesh në këtë mënyrë nëse ke ndjeshmërinë dhe kompetencën për ta bërë këtë dhe nëse realisht ke përjetuar eksperienca si trajner në nivele të larta.

Kur unë në ‘përgjigjen soft’ drejtuar zotit Hafizi pata deklaruar se e kuptoja motivin e kritikave të tij, reagimeve të çoroditura dhe të pavenda nga ana e tij më dhanë të drejtë. Për fat të keq, zilia është një ndjenjë shumë e keqe dhe manifestohet qartë në deklaratën e tij kur thotë se kam qenë më shumë me fat sesa i zoti.

Nëse dikush dëshiron të kritikojë, por më pas nuk pranon replika, ky nuk është problemi im. Në gati 5 vite që unë drejtoj Kombëtaren nuk kam bërë polemika me askënd dhe aq më pak të kem ofenduar ndokënd. Madje, kur takoj njerëz rastësisht në rrugë, shoh se me sa respekt më trajtojnë.

Nëse më pas zoti Hafizi vendos të më ftojë që unë të shoh në videokaseta ndeshjet e Kombëtares kur ai e drejtonte skuadrën, më duhet ta pyes më parë nëse duhet t’i shoh të gjitha ndeshjet…? Duhet të shoh vetëm 4 fitoret që ka mundur të marrë, apo mos ndoshta duhet të shoh 13 humbjet? Mos vallë ai do të ishte më mirë që të rishikojë mënyrën se si i gjykon gjërat?

Kjo skuadër dhe këta djem meritojnë respekt!!!

Kjo skuadër ka bërë gjëra të jashtëzakonshme, me forcën dhe cilësinë e lojtarëve të saj e me vetëdijen e potencialit që zotëronte, duke bërë krenar një popull të tërë. Skuadra të tjera ndoshta luajnë me një sistem loje ndryshe, me sulmin që mund të shfaqet ndryshe në fushën e lojës, por merita e atij që e drejton atë skuadër është që të marrë maksimumin!

Maksimumin kjo skuadër e dha në kualifikueset e ‘Euro 2016’, por edhe në Francë mundi të marrë shumë më pak nga sa meritonte në fushën e lojës. Sot, kemi përpara nesh një sfidë botërore të një vështirësie të jashtëzakonshme dhe jemi të gatshëm ta përballojmë.

Jemi të vetëdijshëm se sido që të shkojë, ata që na shikojnë me sy të mirë, do të gjejnë më shumë aspekte pozitive sesa të tjera gjëra. Ndërkohë ata që na shikojnë me zili do të presin që gjërat të shkojnë keq dhe më pas të buzëqeshin fshehurazi…”, tha Xhani de Biazi.

Etiketa: De Biazihafizihumbjereagimi


Ju sugjerojmë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
Politikë

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

4 Korrik, 2026 10:40 pm
Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
Aktualitet

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

4 Korrik, 2026 9:42 pm
Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
Bota

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

4 Korrik, 2026 9:35 pm
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

4 Korrik, 2026 8:59 pm
Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron
Aktualitet

Protestuesit sjellin torta në bulevard për ditëlindjen e Ramës: Populli të uron

4 Korrik, 2026 8:23 pm
Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 35-të, nis protesta e qytetarëve

4 Korrik, 2026 7:34 pm
Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i “shpifjes” për gazetarët, mbrojtje e…
Aktualitet

Dhunë ndaj protestuesit të arrestuar? Lamallari: Pretendimet janë të pavërteta

4 Korrik, 2026 6:41 pm
Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa
Bota

Zjarr masiv në SHBA, dëmtohen më shumë se 160 ndërtesa

4 Korrik, 2026 5:54 pm
Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg
Bota

Dronët ukrainas godasin terminalin e naftës në Shën Petersburg

4 Korrik, 2026 4:51 pm
“Proces drejt normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”, Moska njofton nisjen e përgatitjeve për një takim Trump-Putin
Bota

250 vjetori i pavarësisë, Putin:SHBA dhe Rusia kanë përgjegjësi për sigurinë e botës

4 Korrik, 2026 3:13 pm
Para
Video/ Dj Khaled nxjerr në Snapchat momentin kur e fejuara po lindte djalin e tyre

Video/ Dj Khaled nxjerr në Snapchat momentin kur e fejuara po lindte djalin e tyre

Gruaja flet nga burgu: Bëra mbesën prostitutë, por tani është penduar që më denoncoi

Gruaja flet nga burgu: Bëra mbesën prostitutë, por tani është penduar që më denoncoi

Ja çfarë thotë shkenca për njerëzit që vonohen

Ja çfarë thotë shkenca për njerëzit që vonohen
















TE FUNDIT

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes

Braçe reagon ndaj protestuesve: Arkivoli simbolizon vdekjen, shkon përtej urrejtjes
4 Korrik, 2026

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale sa i përket protestës që u...

Lexo më shumë

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua

Protesta, Edviol Kulluri: Do t’i ngre padi Ramës, shpifi vepra penale për mua
4 Korrik, 2026

Edviol Kulluri, ideatori i platformës për Kuvendin Kombëtar me 150 anëtarë, tha para protestuesve se çdo gjë do të dalë...

Lexo më shumë

“Netanyahu më kërkoi takim”, Trump: Ai e di se kush është shefi

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
4 Korrik, 2026

Presidenti Trump i tha Axios të shtunën se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu i kërkoi atij një takim në Shtëpinë e Bardhë dhe se ky...

Lexo më shumë

Protesta, Rama për ZDF: Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
4 Korrik, 2026

Në një intervistë për ZDF, Kryeministri Edi Rama ka folur për protestat, konfliktin mes politikës, mbrojtjes së natyrës dhe investimeve,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}