Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ De Biasin e lejnë nervat, braktis konferencën pa mbaruar

2016/06/01 at 1:42 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ De Biasin e lejnë nervat, braktis konferencën pa mbaruar

De Biazi më i nervozuar se kurrë gjatë drejtimit të kombëtares së Shqipërisë. Replika me gazetarët, më shumë se përgjigje, derisa ngrihet dhe e braktis konferencën për shtyp, kur një pyetje ishte drejtuar për të. Për qetësi nuk mund të flitet në këto momente te 60-vjeçari nga Sarmede, i cili ka vijuar të thotë se nuk i jep askujt llogari për zgjedhjet që ka bërë, edhe pse i konsideron të vuajtura, të vështira.


Mes të tjerash, trajneri kuqezi nënvizoi:

“Largimi i katër lojtarëve dhe shpallja e 23 emrave për në Francë ishte një zgjedhje tepër e vështirë dhe dëshpëruese. Sigurisht, ne duhet të bëjmë disa vlerësime të detajuara dhe të thella për çdo lojtar. Ishte një mënyrë e drejtpërdrejtë, tepër transparente me lojtarët, duke ua bërë të ditur se cilat ishin arsyet që nuk vinin në Francë. Si reaguan lojtarët? Ata do ta pranonin një vendim të tillë, sepse vendimet merren nga trajneri. Ishin të mërzitur, natyrisht. Këto vendime janë bërë në bazë të punës së këtyre ditëve dhe bindjeve të mia. Nuk jemi këtu për të hyrë në emra të përveçëm. Janë zgjedhje të bëra në aspektin fizik dhe teknik. Unë mendoj se në listën prej 23 emrash janë lojtarët më të mirë, që mund ta përfaqësojnë denjësisht Shqipërinë në Europian.”

Nuk mund të mungonte pyetja për largimin e Gjimshitit, një lojtar me contribute në fushatën kualifikuese, që shënoi edhe kundër Armenisë. ”Pyetja juaj mund të ishte edhe pse nuk është Rashica. Edhe kjo pyetje mund të bëhej. Gjimshiti ka luajtur pak këtë vit, ndërsa me Rashicën është e kundërta. Ai ka shkëlqyer te Vitesse, por nuk ka qenë shumë me ne. Rashica është superlojtar, që do të jetë pjesë e kombëtares në vazhdim.”

Pyetja që e tërbon më shumë De Biazin është ajo për Veselin, i cili nuk ka luajtur fare në kualifikuese, por figuron në 23 emrat e “Euro 2016”.

A ka standard të dyfishtë në zgjedhjet e trajnerit të kombëtares?

“Këto janë zgjedhje që i kam bërë unë. Nëse do të ishit ju, gazetarët, do të zgjidhnit ndryshe, ndoshta. Eshtë e drejta ime të zgjedh në këtë rast, besoj,” – përgjigjet De Biazi.

Dy fjalë edhe për miqësoren me Ukrainën: “Ukraina ka karakteristikat e veta, nuk dua të heq paralele mes saj dhe tre rivalëve tanë në grup. Kuptohet, nuk është e njëjta gjë si në ndeshje zyrtare. Për ne është e rëndësishme të japim gjithçka në fushën e lojës. Pres që ekipi të zbatojë detyrat që do të japim si staf teknik, të jetë shumë i kujdesshëm në goditjet standarde. Sa u përket kundërshtarëve, me të cilët do të ndeshemi në Francë, i kemi parë në çdo moment që kanë luajtur, jo vetëm në miqësoret e fundit. Tani për tani jemi të përqendruar vetëm tek Ukraina. Ne i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Nëse do të ketë shumë shqiptarë në Bergamo, do të jetë kënaqësi e madhe. Tifozët e shtyjnë përpara, drejt suksesit, kombëtaren”.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/telesportal/videos/1220889567943826/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
Video/ E frikshme. aligatori gjigand futet në fushën e golfit gjatë lojës

Video/ E frikshme. aligatori gjigand futet në fushën e golfit gjatë lojës

Asnjëherë nuk keni parë ditëlindje si të vajzës së Chris Brown

Asnjëherë nuk keni parë ditëlindje si të vajzës së Chris Brown

Aktori i filmit “Rocky” shpallet kampion bote në boks

Aktori i filmit "Rocky" shpallet kampion bote në boks

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com