Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Biasi zbulon se kë skuadër do të marr përsipër

2017/07/28 at 1:48 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
De Biasi publikon listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e shumë pritura larg mediave

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, De Biasi, po kalon pushime të qeta në dukje, por në fakt ka filluar të kristalizojë destinacionin e tij të ri. Pas eksperiencave në nivel klubesh në Itali dhe Spanjë, si dhe përfaqësuese në Shqipëri, tekniku italian i ka hedhur sytë drejt kontinentit aziatik. “Ende nuk e kam të kristalizuar se kë do të zgjedh Kinën apo Japoninë, pasi kam disa kontakte, por personalisht do të preferoja Japoninë, edhe pse si vend më duket tepër strikt e ftohtë në mënyrën e jetës në përgjithësi”, – tha për VIP Sport italo-shqiptari 60-vjeçar, gjatë një lidhje telefonike nga Italia.


Intervista e plote

-Gianni, mirëserdhe në VIP Sport. Si po e kalon kohën trajneri më i suksesshëm i Shqipërisë?

-Faleminderit shumë për ftesën dhe suksese portalit tuaj. Jam duke pushuar me familjen dhe miqtë e mi. S’kam asnjë impenjim për momentin. Thuajse zero. Nuk bëj asgjë, përveç leximit të librave, nga të cilët në asnjë moment nuk mund të heq dorë. Më duket se, ka qenë i domosdoshëm dhe i nevojshëm ky pushim për mua. Arsyet kuptohen.

-Christian Panucci është pasuesi juaj, trajneri i tretë italian që drejton Kombëtaren. Çfarë do t’i uronit?
-Panucci ka qenë nje lojtar i madh, me karakter dhe personalitet. Të gjithë e dimë që nuk ka ndonjë pervojë të madhe si trajner në nivel ndërkombëtar, por jam i bindur se do t’ia dalë me sukses. Por, të mos harrojmë se në rast se unë para pesë vjetësh më duhet ta ribëja nga fillimi skuadrën, Panucci thuajse e ka. Pak gjëra mund t’i duhen. I ka kushtet për këtë. Gjithsesi, është ai trajneri dhe sigurisht që ka idetë e tij. E përsëris, jam i bindur se është një zgjedhje e mirë. I uroj fat, pasi kemi një grup të vështirë.

-Ndeshja e fundit e Kombërtares për kualifikueset e Botërorit “Rusi 2018” është ajo kundër Italisë. Ju vjen keq që nuk do të jeni ju në bankinë?

-Sigurisht, që po. Por, gjithsesi sërish një tjetër italian është trajner i Shqipërisë. S’dua të bëj më shumë komente.

-Pushimet një ditë do të mbarojnë. Cili do të jet? destinacioni juaj i ri?

-Ka pasur shumë thashetheme, por jam duke par? disa kampionate në Europë, klube që më parë i kam refuzuar për shum? arsye, përfshirë dhe impenjimin me Shqipërinë.

-Nuk keni ende asnjë pistë të qartë?

-Ok! Kam diçka, nuk mund ta mohoj. Ende nuk e kam të kristalizuar se kë duhey të zgjedh Kinën apo Japoninë, pasi kam disa kontakte konkrete nga të dy vendet. Personalisht, do të preferoja Japoninë, edhe pse si vend më duket tepër strikt e të ftohtë në përgjithësi për jetën. Janë komplet ndryshe nga Italia dhe Shqipëria. Gjithsesi, brenda disa javësh do të vendos se ku do të shkoj.

-Në nj? intervistë që kam realizuar para disa vitesh me paraardhësin tuaj n? Kombëtare, të ndjerin Josip Kuze, më ka thënë që nuk ishte përshtatur dot kur ai drejtoi për pak kohë Gamba Osaka (1996-1997).

-Unë kam disa miq japonezë, me një inxhinier të ri kam qenë në kursin e gjuhës angleze në Maltë, në kohën kur isha trajner i Shqipërisë.

–Alberto Zaccheroni, një nga miqtë tuaj ka drejtuar për katër vjet Kombëtaren e Japonisë (2010-2014), mos ndoshta do t’iu shohim si një samuraj në stolin japonez?

-I dashur Dash, le t’ia lëmë kohës. Të telefonoj para se të firmos (qesh).

-Dje u prezantua te Partizani, Mark Iuliano si trajneri i ri, i katërti italian te ky klub. Tre të parët nuk ia dolën të fitojnë titullin. Ju e njihni Iulianon, si e shikoni afrimin e tij nga Luciano Moggi?

-Iuliano është një lojtar i madh. I kalibrit ndërkombêtar. Një njeri shumë i edukuar. E njoh shumë mirë si lojtar, por jo si trajner, pasi ka drejtuar skuadra që nuk kam pasur mundësi t’i ndiqja. Nuk mund të jap një vlerësim për të, por jam i bindur se e njeh shumë mirë fushën e futbollit dhe do të bëjë mirë për Partizanin.

-I keni ndjekur shqiptarët e Italisë?

-Po, si gjithmonë. Mendoj se Thomas Strakosha do t’ia dalë për të pasur ndeshjet e tij te Lazio. Ka nevojë për vazhdimësi. Etrit Berisha bëri paraqitje të jashtëzakonshme tek Atalanta. Investim i inteligjent i tyre. Ledian Memushaj është më i pjekur. Lojtar i rëndësishëm te Pescara.

-Po flitet shumë për një transferim të madh të Elseid Hysajt te Juventus…

-Shtypi italian është i njohur për thashethemet n? kohë merkatoje. Nuk besoj se, Napoli e lëshon pa një çmim të kripur. Hysajn e kërkon gjysma e klubeve të mëdha në Europë, për më tepër që vetë Napoli është nj? skuadër e madhe dhe sezonin e ri e shoh një pretedent për titullin kampion në Itali.

-Votuat për herë të parë në Shqipëri. Si u ndjetë në atë moment?

-Me Shqipërinë m? lidhin pesë vjet e gjysmë nga më të bukurit e jetës sime. Ja kalova shumë bukur. Takova udhëheqësit më të lartë të vendit: presidentët Bamir Topi dhe Bujar Nishani; kryministrat Sali Berisha dhe Edi Rama, trajnerë, futbollistë të vjetër e të rinj, por dhe njerëz të thjesht?, por të mrekullueshëm. Ju e dini si na kanë ndjekur tifozët kudo. E ndjej veten shqiptar dhe nuk kisha pse të mos kryeja detyrën time, ashtu siç e kam bërë edhe në Itali.

-Tani rezultatet dhe fituesit dihen. Për kë votoi Gianni De Biassi?

-Edhe këtë ma kërkon? Mos të duhet edhe pak gjak apo kodi pin i kartës sime të kreditit?

-Në një postim në Facebook ndiheshit shumë i lumtur që tani keni një mjek në shtëpi…

-Vajza jonë e vetme Chiara Sofia u diplomua me rezultate të shkëlqyera. Realizoi endrrën e saj. Është krenaria jonë. Jemi të gjithë të lumtur për të.

-Mister, kërkesa e fundit: para se të firmosësh….

-(Qesh) E di Dash, do të telefonoj ty.

Etiketa: De Biasi


Ju sugjerojmë

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA
Bota

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

31 Maj, 2025 10:29 am
Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa
Bota

Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa

31 Maj, 2025 10:27 am
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Mbanin armë në banesë/ Arrestohet i riu, në kërkim babai

31 Maj, 2025 10:23 am
Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën
Bota

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

31 Maj, 2025 10:20 am
Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës
Aktualitet

Fluks i lartë udhëtarësh në pikën kufitare të Morinit gjatë fundjavës

31 Maj, 2025 9:39 am
Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë
Bota

Mbi 100 viktima nga përmbytjet në Nigeri, mijëra banesa nën ujë

31 Maj, 2025 9:35 am
Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump
Bota

Musk mban fjalimin e lamtumirës: Do të vazhdoj të jem mik dhe këshilltar i Trump

31 Maj, 2025 9:30 am
Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%
Bota

Trump dyfishon tarifat për çelikun dhe aluminin në 50%

31 Maj, 2025 9:27 am
I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari
Kronikë

I dënuar me 11 vjet burg për vrasje, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari

31 Maj, 2025 9:23 am
Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni
Bota

Izraeli ultimatum Hamasit: Pranoni propozimin e SHBA ose do të shkatërroheni

31 Maj, 2025 9:16 am
Para
Debati për çmimin e ujit/ PD: Mos hani gjellën e Ramës që servir media

Debati për çmimin e ujit/ PD: Mos hani gjellën e Ramës që servir media

Vajza e Majlinda Bregut vesh fustanin e bardhë

Wow! Vajza e Majlinda Bregut shfaqet me bikini

Era Istrefi anulon pjesëmarrjen në Moskë, shkak kërcënimet nga Rusia

Era Istrefi anulon pjesëmarrjen në Moskë, shkak kërcënimet nga Rusia
















TE FUNDIT

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA

Përmbyset kamioni që po i transportonte, 250 milionë bletë pushtojnë rrugët në SHBA
31 Maj, 2025

Rreth 250 milionë bletë dolën nga kosheret e tyre dhe u përhapën në ajër, pasi një kamion që po transportonte...

Lexo më shumë

Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa

Izraeli bombardon Sirinë perëndimore: Goditëm depo me raketa
31 Maj, 2025

Forcat izraelite bombarduan Sirinë perëndimore të premten, duke vrarë të paktën një civil sipas mediave siriane. “Një bastisje e kryer...

Lexo më shumë

Mbanin armë në banesë/ Arrestohet i riu, në kërkim babai

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
31 Maj, 2025

Një 30-vjeçar është arrestuar në Maminas, pasi mbante armë zjarri pa leje në banesë. Në pranga ra Saimir Sefaj, ndërsa...

Lexo më shumë

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën

Zbulohet ilaçi i ri kundër kancerit që dyfishon mbijetesën
31 Maj, 2025

Qindra mijëra njerëz me kancer të avancuar të kokës dhe qafës mund të jetojnë më gjatë pa iu rikthyer kanceri,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com