Shqipëria dhe Spanja luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjve iu duhen tri pikë për të ëndërruar kalimin në fazën e 1/8, teksa Iberikët janë të kualifikuar si të parët e grupit dhe do bëjnë rotacion në ekip, gjë që u konfirmua edhe nga trajneri de la Fuente.
Para sfidës, ish-trajneri i Kombëtares, Gianni De Biasi ka folur për “AS” në Spanjë, teksa ka paralajmëruar kombëtaren iberike për cilësitë e kuqezinjve.
“Ata (Shqipëria) do të japin 101 për qind. Kanë kualitetin në mesfushë, sepse Bajrami, Ramadani ose Asllani i Interit janë shumë të rinj dhe mund të bëjnë gjëra të mëdha. Është grupi më i keq që kanë mundur të jenë”, tha ai.