Ai është një lojtar i ri që po lë gjurmë me golat e tij në kampionatin zviceran, por kjo është vetëm një pjesë e përgjigjes që De Biasi i ka kërkuar Shani Tarashaj, lojtarit të Grasshopers në Zvicër. Pasi pjesa tjetër e përgjigjes kishte të bënte me pyetjen nëse Tarashaj dëshironte të ishte pjesë e Kombëtares së Shqipërisë apo jo.
Përgjigja e Tarashajt nuk ka qenë ajo që priste De Biasi, i cili duket se ia ka mbyllur dyert talentit, të paktën sa ai të jetë trajner i Kuq e Zinjve.
“Përsa i përket çështjes “Tarashaj”, unë kam folur me të. Ai më tha se nuk do të mendojë për momentin mbi çështjen e kombëtares. Nëse dikush nuk e ka vullnetin e menjëhershëm, atëherë ai nuk përbën më interes për mua. Kështu që mund të them se dyert e kombëtares për atë lojtar janë të mbyllura”, ka thënë i prerë Xhani De Biazi.