Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

De Biasi fillon e mendon për Botërorin, ja skema si ndryshon Shqipëria

2016/06/23 at 11:21 AM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
De Biasi fillon e mendon për Botërorin, ja skema si ndryshon Shqipëria

Një kapitull mbyllet, historik, sikurse ishin finalet e “Euro 2016”, një tjetër hapet së shpejti. Në shtator starton fushata kualifikuese në grupe për “Botërorin 2018”, ku Shqipëria do të garojë përkrah emrash të tillë si Italia, Spanja, Izraeli, Maqedonia dhe Lihtenshtejni (Grupi G).

Më saktësisht, më 5 shtator presim Maqedoninë në “Loro Boriçi” të Shkodrës, për të vijuar më tej me rrjedhën normale të eliminatoreve. Kësisoj, De Biazi ka pak kohë për t’u relaksuar pas tensionit dhe presionit të Europianit të Francës dhe të nisë të mendojë për kompeticionin pauses.

Në fjalën e tij, pas eliminimit nga “Euro 2016”, 60-vjeçari nga Sarmede nuk harron të shohë përpara, në këtë drejtim:

“Në shtator fillojnë kualifikueset e Botërorit të Rusisë. Duhet të jemi të qartë për diçka, për mundësitë dhe limitet tona. Me këtë dua të them se, po e vendosëm veten në të njëjtin nivel me Spanjën dhe Italinë, atëherë e nisim me këmbën e gabuar. Mendoj se këto dy rivalë tanët në Grupin G, favoritë absolutë për dy vendet e para, kanë vlera teknike më të mëdha, kanë një histori shumë më të rëndësishme se e Shqipërisë. E dimë që ndoshta jemi skuadra e tretë në grupin kualifikues, shpresojmë të jemi të tretët nga pikëpamja cilësore.

Pastaj diferencën e bën se si në fushë do të arrijmë t’i luajmë ndeshjet, nëse kujtohemi se çfarë na mundësoi të vijmë deri në këto nivele. Unë mendoj se ishte kohezioni i grupit, dëshira për të çuditur dhe dëshira për të menduar se nuk kemi arritur, por se jemi ende në stacionin e parë të rrugëtimit tonë.

Do të vijojmë kështu, me këtë qasje taktike, apo do të ndryshojmë, kjo mbetet për t’u parë. E dimë se shënojmë pak, por kjo nuk lidhet aq shumë me skemën që aplikojmë. Mund të luaj edhe me 3­-4 sulmues, siç bëmë kundër Ukrainës dhe pastaj të pësojmë 3 gola. Luajmë me atë që hedhim në fushë dhe mendoj se skuadrat jetojnë mbi ekuilibra të hollë, që duhen marrë shumë në konsideratë. Mua do të më pëlqente të luaja me tre sulmues të mirëfilltë, por do të na duhej të luanim me tre mesfushorë të një tipi të veçantë, katër mbrojtës të një tipi. Do të studiojmë sisteme të reja loje gjatë kësaj periudhe, shpresojmë që të kemi kohën për t’i përgatitur. Por, mendoj se duhet të nisemi nga siguritë që kemi marrë nga ky edicon, edhe pse e kemi mendjen shumë dinamike dhe mendojmë gjithmonë si të përmirësojmë situatën.”

Ju sugjerojmë

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
Kryesore

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

8 Qershor, 2025 1:30 pm
Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
Aktualitet

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

8 Qershor, 2025 1:22 pm
U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
Aktualitet

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

8 Qershor, 2025 1:16 pm
Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
Aktualitet

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

8 Qershor, 2025 12:58 pm
Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA
Bota

Infeksion nga salmonela, 1.7 milion vezë tërhiqen nga tregu në SHBA

8 Qershor, 2025 12:44 pm
Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët
Bota

Anija me ndihma i afrohet Gazës, pritet që Izraeli të arrestojë aktivistët

8 Qershor, 2025 12:34 pm
Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Para
Masakroi gazetarin, Gjykata e Apelit lë të lirë dhunuesin

Masakroi gazetarin, Gjykata e Apelit lë të lirë dhunuesin

Anjeza Shabani në gjykatë: Jam mirë! “Bravo bab, e fortë të bëhesh”

Anjeza Shabani në gjykatë: Jam mirë! "Bravo bab, e fortë të bëhesh"

Francë 2016/ Ja çiftet që do të përplasen në fazën e 1/16-tave

Francë 2016/ Ja çiftet që do të përplasen në fazën e 1/16-tave

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…

Serbët kënaqen me barazimin në Tiranë/ Stojkoviç: Ndeshje e vështirë, atmosfera…
8 Qershor, 2025

Një ndeshje të vështirë e cilësoi trajneri i Serbisë, Dragan Stojkoviç, atë me Shqipërinë të shtunën në Tiranë. Ndryshe nga...

Lexo më shumë

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tre të arrestuar e 12 nën hetim pas ndeshjes Shqipëri-Serbi
8 Qershor, 2025

Hodhën sende të forta në fushë gjatë ndeshjes “Shqipëri-Serbi” në stadiumin “Arena Kombëtare”, Policia e Tiranës arreston dy shtetas dhe...

Lexo më shumë

Ra nga tarraca e pallatit ku jetonte tezja e tij, ndërron jetë në spital 14-vjeçari

U rrëzua në banesën e tij, humb jetën i moshuari në Tiranë
8 Qershor, 2025

Ka ndërruar jetë në spital 14-vjeçari i cili një ditë më parë është rrëzuar nga tarraca një pallati në zonën...

Lexo më shumë

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan

Himarë/ Mbeti i bllokuar në plazhin e Akuariumit, ndihmohet shtetasi amerikan
8 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe Policia Kufitare Dhërmi i vijnë në ndihmë një shtetasi amerikan të bllokuar në zonën e plazhit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com