Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Davos 2017: Pasiguria e madhe

2017/01/15 at 11:42 AM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Davos 2017: Pasiguria e madhe

Ai, Klaus Schwab-i nuk është fajtor. As Forumi Botëror Ekonomik i krijuar prej tij në vitin 1971. Ai nuk është fajtor për pabarazinë ekonomike në shumë shoqëri, nuk është fajtor për rritjen e frikës ndaj globalizimit, nuk është fajtor për lëvizjet kundërshtare populiste, sukseset e tyre në votën pro Brexit në Britaninë e Madhe dhe SHBA.


Kështu mund të kuptohet konferenca e shtypit para hapjes së Forumit Botëror Ekonomik në Davos, për të 47 herë. Schwab-i lexoi një tekst, të shkruar para më shumë se 20 vitesh. Aty ai kishte paralajmëruar për populizmin dhe kishte kërkuar që globalizimi duhet t’ia vlejë për shumicën e popullsisë dhe jo për një elitë të vogël.

Ajo që vlen edhe sot sipas Schwab: “Çdo përpjekje që ofron zgjidhje të thjeshta për problemet komplekse globale është e dënuar të dështojë. Nuk duhet të besojmë vetëm tek zgjidhjet populiste”. Për këtë ai e sheh forumin në Davos si një forum opozitar.
Takim vjetor i elitës globale
Megjithatë takimi në Davos është një takim vjetor i elitës globale si asnjë takim tjetër. Këtu takohet pushteti politik me fuqinë financiare. Prej vitesh proklamohet se më shumë globalizim, më shumë tregti ndërkufitare e më pak barriera për investitorët e kapitalit do ta bëjnë botën një vend më të mirë.
Por këto po vihen gjithnjë e më shumë në dyshim. Janë pikërisht qytetarët në demokracitë perëndimore që dyshojnë tek globalizimi, e nëse konkurrenca botërore e lidhur me të po u sjell më shumë disavantazhe se përfitime. Klaus Schwab-i kërkon më shumë solidaritet dhe kompensim.

“Çdo ekonomi tregu shkakton humbës dhe fitues”, thotë ai. „Sistemi funksionon vetëm nëse reziston solidariteti mes humbësve dhe fituesve.”
Prandaj motoja e këtij viti në Davos: „Lidership të aftë për kompromis dhe të përgjegjshëm”. Me këtë aludohet largimi i pjesëve të mëdha të elektoratit nga elitat e veta dhe humbja e besimit tek institucionet.

Kush vjen – kush qëndron larg
Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk do të marrë pjesë, zyrtarisht për arsye pune. Në vend të saj shkon në Davos, ministri i Financave, Wolfgang Schäuble dhe ajo e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Edhe presidenti francez, Francois Hollande do të qëndrojë në shtëpi, po ashtu kryeministri italian, Paolo Gentiloni. Por të paktën Davos do të mirëpresë kryeministren britanike, Theresa May, por nuk besohet që në Davos, ajo do të paraqesë planet konkrete për Brexit.

Nga SHBA mungojnë politikanë të rëndësishëm, sepse Donald Trumpi, më 20 janar, ditën e fundit të punimeve të forumit bën betimin. Pritet vetëm ish-menaxheri i Hedge Fonds, Anthony Scaramucci. Trumpi megjithatë do të dominojë forumin e këtij viti. Do ta izolojë ai Amerikën? Do të shfuqizojë marrëveshjet për tregtinë e lirë dhe ato për klimën? Si do të veprojë ai ndaj Kinës?
Por organizatori i forumit megjithëse mungojnë politikanë të rëndësishëm e ka edhe asin në dorë, që do të bëjë të drejtohet vëmendja në Davos. Xi Jinping do të jetë pjesë e forumit dhe do të mbajë një fjalim. Kjo është vizita e parë e një presidenti kinez në Davos, nga viti 2003.

Rekorde të reja
Më shumë se 3000 politikanë të nivelit të lartë, bosë të ekonomisë do të marrin pjesë në Davos- më shumë se kurrë më parë. Po ashtu pritet edhe Sekretari i ri i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres. Schwab thotë se „të gjitha fondet e mëdha shtetërore do të jenë të përfaqësuara në Davos.

Por edhe superinvestitorët si Ray Dalio, kreu i degës Bridgewater, dega më e madhe e Hedgefondeve, por edhe themeluesi i Microsoftit, Bill Gates do të vijnë në forum.

Sepse në Davos një ritual ka traditë: Krerët e politikës përpiqen të bindin elitën financiare të investojë në vendet e tyre. Në Davos nuk mungon as kultura. 40 artistë të nivelit botëror të quajtur në Davos si “liderë të kulturës” do të jenë pjesë e forumit. Sipas Emma Benameur-it, përgjegjëse për programin. „Ne punojmë me liderët e kulturës, sepse ata e mbajnë veshin në popull dhe mund t’u thonë të fuqishmëve të vërtetën.”

Burimi: DW

 



Ju sugjerojmë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
Aktualitet

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

8 Qershor, 2025 12:15 pm
Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
Aktualitet

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

8 Qershor, 2025 11:57 am
“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
Aktualitet

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

8 Qershor, 2025 11:49 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Aktualitet

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

8 Qershor, 2025 11:37 am
Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë
Bota

Kishin ikur prej luftës në Ukrainë, vriten nënë e bijë në Belgjikë

8 Qershor, 2025 11:24 am
Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Para
Ja detajet që meshkujt venë re tek femrat gjatë seksit

Arsye konkrete pse femrat bëhen të dashurat e një burri të martuar

Rrëfehet Miss Hungaria: Donald Trump më ftoi në dhomën e hotelit dhe …

Rrëfehet Miss Hungaria: Donald Trump më ftoi në dhomën e hotelit dhe ...

Iva Aliko refuzon të flasë për historinë me deputetin kosovar: Dy politikanë të tjerë më …

Iva Aliko refuzon të flasë për historinë me deputetin kosovar: Dy politikanë të tjerë më ...
















TE FUNDIT

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë

Vlorë/ Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, procedohen 5 punonjës të Bashkisë
8 Qershor, 2025

Pas zjarrit të rënë në fushën e mbetjeve urbane, policia ka nisur procedimin penal ndaj 5 punonjësve të Bashkisë Vlorë....

Lexo më shumë

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit

Starton në Shkodër “Rally Albania” 2025, gara në terrenet piktoreske të vendit
8 Qershor, 2025

Nga Shkodra ka startuar edicioni i 21-të i Rally Albania, eventi më i madh i garave motorike në vend dhe...

Lexo më shumë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë

“U gjetën 6 kg heroinë”, arrestohen drejtuesi i mjetit dhe 4 policë në Kapshticë
8 Qershor, 2025

Janë sekustruar gjatë një operacioni në Kapshticë, 6 kg lëndë narkotike e llojit heroinë. Lënda narkotike u zhulua pas një...

Lexo më shumë

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh efektivëve të policisë

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda iu ka dërguar një mesazh falënderimi strukturave që u angazhuan në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com