Ish-futbollisti David Beckham është shprehur gjatë një interviste të dhënë për revistën “GQ” se dëshiron që të bëhet trajneri i kombëtares së Anglisë.
Beckham ka rrëfyer se gjithmonë e ka ëndërruar diçka të tillë dhe se do i ofrohej diçka e tillë ai do e pranonte.
Po ashtu, ish-futbollisti thekson se trajneri aktuali i kombëtare po bën një punë mjaftë tëmirë.
“Mendoj se disa njerëz që punojnë në Federatën Angleze të Futbollit (FA) e kanë marrë në konsideratë faktin që unë një ditë mund të bëhem trajneri i kombëtares. Ndoshta kjo vjen prej faktit se unë kam pasur suksese me kombëtaren, ku kam qenë edhe kapiten. Nëse dikush vjen tek unë një ditë dhe më thotë po të ofrojmë detyrën e trajnerit të kombëtares, a do ta pranosh këtë post, unë do t’i përgjigjem PO. E pranoj pasi jam i apasionuar pas futbollit dhe pas kombëtares. A do të jem trajner i mirë? Këtë nuk e di. Të jem trajner i kombëtares është ëndrra e pa realizuar. Aktualisht aty është Gareth, që po bën një punë të shkëlqyer. Ka sjellë energji dhe besim te skuadra”,-tha Beckham/ Opinion.al E.Xh.