Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dashuria për heronjtë, ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj socrealizmit

2016/04/27 at 8:17 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Dashuria për heronjtë, ç’qëndrim duhet mbajtur ndaj socrealizmit

Të gjithë janë të dashuruar pas heronjve. Rrallë e tek mund të pëlqehet ndonjë personazh “negativ”.


Sistemi komunist ishte shumë i vëmendshëm që të ndodhte pikërisht kështu. Nga një ekspozitë e para pak ditëve në Galerinë Kombëtare të Arteve me afishe të filmave shqiptarë, në qendër të tyre ishte gjithnjë “heroi”. Shtatlartë, syshqiponjë… dhe diku në ndonjë kënd, në hije qëndroi ai, “negativi”.

ushtaret-e-revolucionit-pandi-mele

“Ushtarët e revolucionit”, pikturë nga Pandi Mele

Ndërrimi i sistemeve politike, pa dyshim që do të ndryshonte edhe konceptin mbi artin, njohja do të sillte ndërrimin e shijeve, por ca “dashuri” duket sikur nuk harrohen. Krijimtaria artistike e përfshirë nën “ombrellën” e artit të realizimit socialist, edhe pse kanë kaluar 25 vjet, ende vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje.

Nuk është çështja vetëm te dogma, por edhe te qëndrimi që duhet mbajtur ndaj saj. Qëndrimet kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga refuzimi ekstrem, te nostalgjia. Ky fenomen nuk është hasur vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet ish-komuniste.

Për të diskutuar rreth këtyre çështjeve, por edhe fenomeneve të reja të tranzicionit, Tirana Art Lab organizon një konferencë dyditore dedikuar artit të periudhës socialiste në ish- Bllokun e Lindjes, si pjesë e projektit “Heroes We Love”.

Studiues e kritikë nga Europa Qendrore, Lindore dhe Jugore do të ndajnë eksperienca dhe do të heqin paralele mes fenomenesh të ngjashme, në datat 29 dhe 30 prill, në Muzeun Historik Kombëtar.

ÇËSHTJET

Kuratorë e studiues si Marta Jecu, Jose Manuel Gomes Pinto, Vladan Jeremiæ, Róna Kopeczky, Sezgin Boynik do të sjellin një varg kumtesash interesante, që lidhen me ndërhyrje në hapësira publike, në Berlin apo vende të tjera ishkomuniste, për raportin mes nacionalizmit dhe artit bashkëkohor etj.

ushtari1

“Ndërhyrjet e folësve në konferencë do të evidentojnë dhe ilustrojnë kompleksitetin e konteksteve të ‘ish-Bllokut’, pas rënies së Murit të Berlinit, dhe perceptimet mbizotëruese në këto kontekste përkarshi artit të së shkuarës socialiste dhe shumëllojshmërisë së tij gjuhësore”, shpjegojnë organizatorët. Mbi realitetin shqiptar do të referojnë Gëzim Qendro, Romeo Kodra e Pirro Vaso. Këta të fundit do të sjellin si një shembull domethënës ndërtesën e ish- Muzeut të diktatorit Enver Hoxha, apo Piramidës, duke u përpjekur të zbërthejnë gjithë kontradiktat që ngërthen kjo ndërtesë.

Ndërsa studiuesi Gëzim Qendro do të marrë shkas nga një pikturë. Nga tabloja “Dollia e parë për Partinë” e piktorit shqiptar Dhimitraq Trebicka. Ai analizon çdo element të tablosë, ku paraqitet një dasmë në ndonjë kënd të Shqipërisë, e ku dollia e parë, një gotë me verë, e cila i ngjan më shumë “Gralit të shenjtë”, kthehet me fund për “shëndetin” e Partisë.

Përballë tablosë së Trebickës ai vendos një tjetër tablo, të viteve pas rënies së diktaturës, “Mbrëmje” nga Agron Bregu. Në këtë të dytën nuk ka më një parti, rreth së cilës mblidhen të gjithë, madje edhe familja, që konsiderohej si “bërthamë” e shoqërisë, ka filluar të shpërbëhet.

PYETJET

Sipas organizatorëve, pjesëmarrësit në konferencë, përmes kumtesave të tyre, do të ngrenë pyetje dhe eksplorojnë përgjigje, pa pretenduar ezaurimin e këtyre të fundit. Do të ngrihen pyetje mbi subjektivizimin e artistëve shqiptarë në një perspektivë artistike dhe politike dhe produktet e tyre në hapësirën publike dhe jo vetëm, duke hequr disa paralelizma me vendet e tjera të “ish-Bllokut”.

Së dyti, do të hetohen dukuri të gjuhës pamore ku evidentohen ideologjia, propaganda, “fryma” e injektuar dhe e materializuar në veprat e artit të periudhës socialiste, si dhe analogjitë e trashëguara në epokën bashkëkohore.

Përmes pyetjeve që do të ngrihen gjatë konferencës, organizatorët synojnë t’u japin deri diku përgjigje çështjeve që lidhen me “formulën erotike të ‘figurës së heroit’ me të cilin biem vazhdimisht në ‘dashuri’, duke ripërsëritur qarkun heroik dhe sakral të sakrificës të së përditshmes për hir të së ardhmes”./Panorama

 

 



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 7 shtator 2023
Aktualitet

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2025

4 Gusht, 2025 8:14 am
Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Para
Video/ Hera e fundit kur Atletico dhe Bayern u takuan

Video/ Hera e fundit kur Atletico dhe Bayern u takuan

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Bayern Munich

Formacionet zyrtare: Atletico Madrid – Bayern Munich

Njihuni me fotot fantastike të ushqimit për 2016

Njihuni me fotot fantastike të ushqimit për 2016

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 4 gusht 2025

Horoskopi, 7 shtator 2023
4 Gusht, 2025

Dashi Energjia e ditës të motivon të përballesh me situata të vjetra që kërkojnë zgjidhje. Mund të marrësh një lajm...

Lexo më shumë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com