Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar nga Elbasani dhe largimin e Dashnor Sulës nga PD dhe bashkimin me partinë e Adriatik Lapajt, “Shqipëria Bëhet”.
“Sa i përket deputetit që thatë ju, ai bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punën e vet, nuk kam çfarë të them bëri gabim por prapë ka kohë ta mendojë”,-u shpreh ai.