Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën

2024/04/23 at 10:05 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
DASH: Problemet me pavarësinë e gjyqësorit dhe kufizimet në lirinë e mediave, ndër shqetësimet kryesore për Kosovën

Raporti i Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut thotë se nuk pati ndryshime domethënëse gjatë vitit 2023 për situatën e të drejtave të njeriut në Kosovë.


Ndër raportimet më të rëndësishme në lidhje me të drejtat e njeriut ishin problemet serioze me pavarësinë e gjyqësorit; kufizimet serioze ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, përfshirë edhe nëpërmjet dhunës apo kërcënimeve ndaj gazetarëve; korrupsioni serioz i qeverisë; dhuna e gjerë me baza gjinore, përfshirë dhuna në familje, apo ndaj partnerëve; si dhe krimet e dhunshme, apo kërcënimet për dhunë ndaj pakicave etnike dhe komunitetet e tjera.

Raporti i Departamentit të Shtetit thotë se qeveria e Kosovës ndërmori hapa të besueshëm, por jo të vazhdueshëm për të identifikuar, hetuar, akuzuar dhe ndëshkuar zyrtarët që mund të kenë abuzuar me të drejtat e njeriut.

SITUATA ME GJYQËSORIN DHE SHQETËSIMI PËR KORRUPSIONIN

Megjithëse kushtetuta e Kosovës parashikon një gjyqësor të pavarur, raporti thotë se gjyqësori nuk ka arritur të ofrojë gjithnjë një proces të drejtë. Me mangësira në llogaridhënien e zyrtarëve të drejtësisë, strukturat e gjyqësorit u ndikuan nga ndërhyrjet politike, emërimet e debatueshme dhe mandatet e paqarta. Ndërkohë, shoqëria civile kritikoi qeverinë për ndërhyrje publike në pavarësinë dhe paanshmërinë e institucioneve të gjyqësorit, në veçanti për rastet e hetimit për korrupsion të zyrtarëve të qeverisë.

Megjithëse legjislacioni i Kosovës parashikon ndëshkimin penal të korrupsionit të zyrtarëve, qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektshmëri. Pati njoftime të shumta për korrupsion qeveritar dhe zyrtarët u angazhuan ndonjëherë në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e një mbikëqyrjeje të efektshme ndaj gjyqësorit dhe një dobësi e përgjithshme në funksionimin e shtetit ligjor kontribuuan më tej në këtë drejtim.

LIRIA E SHPREHJES DHE LIRIA E MEDIAVE

Megjithëse kushtetuta dhe ligjet e Kosovës garantojnë lirinë e shprehjes, përfshirë të punonjësve të shtypit dhe mediave të tjera, pati raportime të besueshme se disa zyrtarë publikë, politikanë, biznese dhe elementë të botës së krimit dhe madje edhe grupet fetare u përpoqën të frikësojnë përfaqësuesit e mediave dhe përdorën dhunën apo kërcënimet ndaj gazetarëve. Shoqata e Gazetarëve (AJK) raportoi se u bë vetë objektiv sulmesh kur ka dalë në mbrojtje të gazetarëve dhe të mediave. Shoqata raportoi se zyrtarët e qeverisë, përfshirë kryeministrin dhe drejtuesit e partisë në pushtet, u angazhuan në fushata për të dëmtuar besimin e publikut tek mediat. Me gati 60 raste sulmesh të raportuara gjatë vitit, gazetarët u shprehën se për shkak të trysnisë nga politikanët dhe grupe kriminale, kaluan shpesh në vetëçensurim të raportimit të tyre.

Sulmet ndaj gazetarëve gjatë tensioneve në veri të Kosovës në muajt maj dhe qershor dëmtuan paisjet, dogjën automjete dhe lënduan fizikisht punonjësit e grupeve të mediave në terren. Gazetarët thanë se disa prej këtyre sulmeve ishin të drejtuara dhe të miratuara nga udhëheqësit politikë në veri të vendit, megjithëse ata kanë mohuar ndonjë përfshirje të mundshme.

Raporti vë në dukje se qeveria serbe vazhdoi të mbajë struktura të paligjshme paralele të qeverisjes në zonat me shumicë serbe dhe se i përdor këto struktura për të influencuar këto komunitete dhe përfaqësuesit e tyre politikë.

DHUNA ME BAZË GJINORE DHE TË DREJTAT E GRAVE

Dhuna me bazë gjinore njihet në legjislacion si formë diskriminimi, por mungon një përkufizim i saj për t’u përdorur në proceset penale dhe civile. Përdhunimi dhe dhuna në familje njihen si vepra penale, por qeveria nuk e zbatoi ligjin me efektshmëri. EULEX-i vuri në dukje se gjykatat shpesh japin ndëshkime më të lehta se minimumi i parashikuar dhe agjencitë e zbatimit të ligjit rrallë morën masa për të mbrojtur të mbijetuarit dhe dëshmitarët.

Vazhdojnë të jenë të pakta gratë në funksione drejtuese në biznese, në polici, apo në qeverinë e Kosovës dhe në përgjithësi vetëm një në pesë gra gjendet në tregun e punës.

DISKRIMINIMI NDAJ PAKICAVE ETNIKE

Diskriminimi me bazë racore apo etnike ndalohet nga kushtetuta e Kosovës, por vazhduan raportimet për dhunë dhe diskriminim ndaj grupeve të pakicave etnike. Sipas Avokatit të Popullit pati probleme në zbatimin e plotë dhe të efektshëm të ligjeve, si dhe mangësi në kapacitetet institucionale. Dhuna shoqërore, në veçanti diskriminimi në punësim, vazhdoi ndaj serbëve të Kosovës dhe grupeve të tjera të pakicave etnike. Grupet e pakicave u përballën me diskriminim të niveleve të ndryshme në arsim, shërbime sociale, përdorimin e gjuhës, lirinë e lëvizjes dhe të drejta të tjera të garantuara me ligj./VOA



Ju sugjerojmë

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
Aktualitet

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

16 Qershor, 2025 6:55 pm
Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
Bota

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

16 Qershor, 2025 6:40 pm
Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
Rajoni

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

16 Qershor, 2025 6:28 pm
Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
Bota

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

16 Qershor, 2025 6:22 pm
Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur
Aktualitet

Përmbyset makina në aksin Korçë-Maliq, tre të plagosur

16 Qershor, 2025 6:16 pm
Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës
Bota

Lufta Izrael-Iran, çfarë pritet të ndodhë me çmimin e naftës

16 Qershor, 2025 6:02 pm
“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite
Bota

“Thyhet” Irani, zbulohet kërkesa për Donald Trump pas sulmeve izraelite

16 Qershor, 2025 5:52 pm
Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion
Bota

Izraeli sulmon “live” televizionin e Iranit, spikerja braktis studion

16 Qershor, 2025 5:47 pm
Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%
Aktualitet

Hoteleria, një sektor në zhvillim/NSTAT: Indeksi i pagave rritet me 26,2%

16 Qershor, 2025 5:30 pm
Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr
Rajoni

Gjithnjë e më shumë dronë të armatosur mbi Ballkan dhe askush nuk i mbikëqyr

16 Qershor, 2025 5:18 pm
Para
Kthyen banesën në “shtëpi bari”/Në pranga 23-vjeçari në Malësinë e Madhe, procedohen 5 punonjës të OSHEE-së

Kthyen banesën në “shtëpi bari”/Në pranga 23-vjeçari në Malësinë e Madhe, procedohen 5 punonjës të OSHEE-së

Hasani vizitë zyrtare në Kroaci: Na kanë dhënë mbështetje drejt integrimit në BE

Hasani vizitë zyrtare në Kroaci: Na kanë dhënë mbështetje drejt integrimit në BE

Emri/ Person me rrezikshmëri të lartë, arrestohet 35-vjeçari shqiptar në Holandë

Elbasan/ Në kërkim pasi përplasi për vdekje një person në 2014, arrestohet 65-vjeçari
















TE FUNDIT

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!

Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi!
16 Qershor, 2025

Instituti i Statistikave ka publikuar një raport lidhur me prodhuesit e të mirave, për tremujorin e parë të vitit 2025....

Lexo më shumë

Trump: Irani u kujtua vonë për bisedime

Inaugurimi i Donald Trump zhvendoset në ambiente të mbyllura, arsyeja
16 Qershor, 2025

“Ata do të donin të flisnin, por duhet ta kishin bërë këtë më parë. Unë kisha 60 ditë, dhe ata...

Lexo më shumë

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës

Serbi: Rritet numri i aktakuzave ndaj shqiptarëve të Kosovës
16 Qershor, 2025

Ndryshe nga vitet e mëparshme, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi ka rritur ndjeshëm numrin e aktakuzave gjatë vitit 2024....

Lexo më shumë

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit

Rusia shpreh gatishmërinë: E ruajmë ne uraniumin e Iranit
16 Qershor, 2025

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmërinë të ruajë uraniumin e pasuruar të Iranit në territorin rus, si një përpjekje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com