Departamenti i Administratës Publike e konsideron urdhrin e pezullimit të Sekretare së Përgjithshme Julian Hoxha si tejkalim të kompetencave ligjore të kreut të drejtësisë.
Sipas DAP, kompetenca për pezullim apo largim nga detyra e antarëve të TND (trupi të lartë drejtues-për nëpunësit civile) është vetëm i këtij organi dhe nuk është kompetencë e vetë Ministrit.
Më herët, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë ka shprehur papajtueshmërinë në lidhje me disa urdhra kontrolli të lëshuara nga ministri Bardhi në lidhje me institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për praktikat e ndjekura të cilat po bëhen shkak për keqpërdorim të burimeve njerëzore dhe logjistike të burimeve njerëzore.
Pas këtyre shqetësimeve, Ministri teknik i Drejtësisë i kërkoi DAP pezullimin nga detyra te Sekretares së Përgjithshme për shkak se ajo ndodhej në listat kandidatëve për deputete të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Por, DAP në vendimin e datës 9 qershor 2017 refuzon kërkesën e Ministrit Bardhi për pezullim si të pabazuar në ligj duke e konsideruar akti e pezullimit në tejkalim të kompetencave ligjore.