Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Danimarka forcon praninë ushtarake në Arktik 

2025/01/28 at 12:11 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Danimarka forcon praninë ushtarake në Arktik 

Presidenti amerikan Trump ka shprehur vazhdimisht interes për Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Tani qeveria daneze dëshiron të forcojë ushtrinë e saj në rajon. 

Danimarka planifikon të investojë rreth dy miliardë euro për të rritur sigurinë në rajonin e rëndësishëm strategjik të Arktikut. Qeveria daneze ra dakord për këtë me një shumicë të gjerë të partive parlamentare dhe në bashkëpunim të ngushtë me qeveritë e ishujve Faroe dhe Groenlandës, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në Kopenhagen. “Ne duhet të përballemi me faktin se në Arktik dhe Atlantikun e Veriut ka sfida serioze për sigurinë dhe mbrojtjen”, tha ministri i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen. Prandaj  për sigurinë e rajonit do të investohen 14.6 miliardë korona (1.95 miliardë euro). 

Më shumë anije dhe dronë danezë në Arktik 

Paratë do të përdoren për të blerë tri anije të reja për Marinën Arktike, dy dronë shtesë me rreze të gjatë veprimi si dhe satelitë për një mbikëqyrje më të mirë. Pas më shumë se një dekade shkurtimesh drastike të shpenzimeve të mbrojtjes Danimarka caktoi në buxhetin e vitit të kaluar 190 miliardë korona daneze (rreth 25.5 miliardë euro) për ushtrinë e saj. Këtë para do të përdoren për një periudhë dhjetëvjeçare dhe një pjesë e tyre janë caktuar për Arktikun. 

Megjithëse Danimarka është përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e Groenlandës, prania e ushtrisë daneze në këtë ishull është e kufizuar. Danimarka ka aktualisht në Groenlandë katër anije të vjetëruara inspektimi, një avion vëzhgimi Challenger dhe dymbëdhjetë patrulla slitash me qen për të mbikqyryr një territor katër herë më të madh se Franca. 

Marrëveshje e dytë për mbrojtjen brenda verës 

Përveç forcimit të pranisë ushtarake Danimarka, ishujt Faroe dhe Groenlanda ranë dakord që deri në verë të negociojnë një marrëveshje të dytë për parandalimin dhe mbrojtjen. Situata e sigurisë e kërkon këtë, tha Ministria daneze e Mbrojtjes në deklaratën e saj. Qëllimi i marrëveshjes është të përmirësojë mbikqyrjen dhe të forcojë sovranitetin e rajoneve. Po ashtu rëndësi vendimtare ka edhe mbështetja e aleatëve të ngushtë dhe e NATO-s për të zgjidhur detyrat në Arktik dhe në Atlantikun e Veriut, për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë. Duke prezantuar marrëveshjen në Kopenhagë e ngarkuara e Groenlandës për politikën e jashtme, Vivian Motzfeldt, u shpreh për një ditë historike. 

Pretendimet e Trumpit për Groenlandën 

Njoftimi për marrëveshjen për mbrojtjen vjen në një kohë kur presidenti amerikan Donald Trump po përsërit vazhdimisht pretendimet e tij për ta vënë Groenlandën nën kontroll. Groenlanda, e cila ka rreth 57,000 banorë, ka rëndësi strategjike për SHBA-të, të cilat kanë aty një bazë të forcave ajrore me sistem paralajmërimi të hershëm për raketat balistike. Kryeqyteti i Groenlandës, Nuuk, është më afër Nju Jorkut sesa Kopenhagës. Nën akujt e Groenlandës ka gjithashtu burime të mëdha mineralesh./DW 

Ju sugjerojmë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
Kryesore

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

6 Qershor, 2025 2:52 pm
Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
Aktualitet

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

6 Qershor, 2025 2:37 pm
Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
Kryesore

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

6 Qershor, 2025 2:26 pm
Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
Aktualitet

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

6 Qershor, 2025 2:18 pm
Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Nxori pistoletën për të vrarë qenin/ Detaje nga plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 2:14 pm
Urimet për fitore nga Zelensky dhe Starmer, Rama falenderon homologët
Aktualitet

Kryeministri Rama: Shqipëria në krye të Europës për rritjen e flukseve turistike

6 Qershor, 2025 2:06 pm
Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
Para
Familja e Ervis Martinaj kallëzon në polici se ka humbur kontaktet me të

SPAK kërkon konfiskimin e 31 pasurive të sekuestruara të Ervis Martinajt

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton projektvendimin për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ miraton projektvendimin për anëtarët dhe sekretarët e KZAZ-ve

Arrestimi i vrasësve me pagesë në Greqi, policia greke: Sekuestrohen armë dhe shuma të madhe eurosh 

Arrestimi i vrasësve me pagesë në Greqi, policia greke: Sekuestrohen armë dhe shuma të madhe eurosh 

TE FUNDIT

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë

Sfida me Shqipërinë, Serbia ndryshon hotel në Tiranë
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe do t’i jap dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Shqipërinë në Tiranë. Kundërshtarët e kuqezinjve do të...

Lexo më shumë

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze

Përdorën apartamentin për prostitucion/Pranga 28 vjeçarit, kërkohet shtetasja kineze
6 Qershor, 2025

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas shqiptar 28 vjeç dhe ka shpallur në kërkim një shtetase kineze për shfrytëzim...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri

Nën masa të rrepta sigurie, kombëtarja e Serbisë mbërrin në Shqipëri
6 Qershor, 2025

Kombëtarja serbe e futbollit ka mbërritur në Tiranë, për ndeshjen e së shtunës me Shqipërinë. Mësohet se skuadra serbe ka...

Lexo më shumë

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së

Sot afati i fundit, Gledis Nano në garë për drejtuesin e ri të BKH-së
6 Qershor, 2025

Sot, 6 qershor, është dita e fundit për të dorëzuar aplikimet për pozicionin e drejtorit të ri të Byrosë Kombëtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com