Joana Sanz, bashkëshortja e futbollistit Dani Alves ka ndarë puthjen e saj me modelen Sandra Tabares në kanalet e komunikimit.
“Gëzuar ditëlindjen Sandra Tabares. Unë të dua. Faleminderit që më largove nga toka dhe më mbushe sërish me vitalitet”, shkruan Joana Sanz në mesazh.
Sanz ka njoftuar tashmë ndarjen e saj me Dani Alves, i cili është i burgosur pa kusht në burgun Brians 2 në Barcelonë i akuzuar që nga 20 janari për përdhunimin e një gruaje të re në një klub nate më 30 dhjetor 2022.
Edhe pse divorci ende nuk është konfirmuar në gjykatë, modelja ia ka bërë të qartë ish-mbrojtësit se nuk dëshiron të jetë më krah tij, kjo pas pamjeve dhe provave që rëndojnë akuzat kundër Dani Alves sa i takon përdhunimit të vajzës së re në Barcelonë.