Trupa të pajetë emigrantësh kanë dalë sot në bregun e plazheve të Libisë, pasi anija me të cilën udhëtonin ata u mbyt në detin Mesdhe. Mësohet se rreth 100 persona u mbytën, ndërsa rreth 300 të tjerë fatmirësisht shpëtuan.
Edhe kjo tragjedi e re u shënua në brigjet e Afrikës së Veriut, prej ku me mijëra emigrantë afrikanë presin të nisen drejt Italisë.