Petrit Vasili ka bërë sot daljen e tij të parë si kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Fillimisht ai tha se Presidenti Ilir Meta do të zhvilloj në tur falenderues në të gjithë Shqipërinë. Për situatën politike në vend, Vasili u shpreh se mbështet platformën e Ramës për zgjidhjen e krizës, dhe se ky ishte një propozim i drejtë për opozitën.
“Kjo situatë kërkon maturi dhe largpamësi për të kuptuar efektet për të ardhmen e vendit. Ne kemi inkurajuar dhe kemi qenë në dispozicion të çdo zgjidhje. Në funksion të kësaj zgjidhje ne kemi vënë të gjitha postet tona të përfaqësimit politik.
LSI nuk ka qenë e pranishme në negociatat e djeshme mes Ramës dhe Bashës.
Variati i PPE në vlerësimin tonë ka qenë një variant realist me hapësira për zgjidhjen e krizës politike, duke i dhënë garanci PD-së. Stabiliteti i vendit, zgjedhjet e lira e të ndershme, kërkon dhe do të kërkojë sakrificë.Falenderoj me sinqeritet mbështetjen e anëtarëve të Konventës të cilët me votën e tyre më dhanë një besim dhe përgjegjësi të madhe për të përfaqësuar një forcë politike e cila është shndërruar në simbolin e stabilitetit”. – u shpreh Vasili./Opinion.al