Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin rezultatet e testit, 12% e mësuesve të paaftë

2016/03/19 at 12:27 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Dalin rezultatet e testit, 12% e mësuesve të paaftë

Dy muaj pas testimit, Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet për 17 mijë e 613 mësues e drejtues shkollash në rrethe. Pjesa dërrmuese kanë nevojë për trajnime të vazhdueshme, ndërsa vetëm çereku i mësuesve mund të thuhet se janë të plotësuar. Ndërsa 12% e totalit kanë nevoja të domosdoshme për përmirësim.

Të dhënat u prezantuan dje nga Instituti i Zhvillimit të Arsimit, ku e pranishme ishte edhe ministrja, e cila foli për risi që do të prekin drejtuesit e shkollave. Duke iu referuar projektit që ende nuk është konkretizuar, ajo foli për rëndësinë e krijimit të shkollës së drejtorëve, duke vënë në dukje se do të ketë një diplomë për të gjithë drejtuesit që duan të kenë këtë post në shkolla, përfshirë dhe ata që aktualisht janë në sistem.

Sipas raportit me rezultatet e mësuesve, zhvillimi profesional e planifikimi i një ore mësimi janë fushat ku më­ suesit shfaqin mangësi të theksuara. Etika e komunikimi është fusha ku ata paraqiten më mirë, ndonëse rezultatet janë ende larg pikëve maksimale e vlerave që duhet të demonstrojë mësuesi në shkollë në marrëdhënie me nxënës, prindër e kolegë. Analiza e të dhënave ka përmbysur idenë se shkollat e fshatrave janë më të prapambetura.

Përkundrazi, mësuesit e shkollave të fshatit kanë marrë më shumë pikë në test se ato në qytet. Drejtoritë arsimore me rezultate më të larta janë Berati e Shkodra, ndërsa të fundit në listë qëndrojnë Dibra e Vlora. Bazuar në profilin e lëndës, mësuesit e gjuhës së huaj, gjuhës shqipe, matematikës e biokimisë kanë marrë rezultate të larta. Më të dobëtit janë profilet lëndore të shkollave social­kulturore, pasuar nga arsimi profesional dhe ai parashkollor. Vjetërsia në punë dhe kualifikimi duket se nuk ndikojnë në dijet e më­ suesve. Në testimin e ministrisë rezultuan më mirë mësuesit me përvojë pune 5­20 vite. Po ashtu, rezultatet treguan se nuk ka lidhje mes kategorisë së kualifikimit dhe vlerësimit të mësuesve. Të gjitha të dhënat e përpunuara për secilën shkollë do të shërbejnë për vijimin e trajnimeve të dedikuara për çdo mësues, në fushat ku ai rezulton të ketë mangësi. Debati shkencor për skemën e re të zhvillimit profesional të mësuesve do të vijojë javën që vjen, në konferencën e parë ndërkombëtare mbi zhvillimin profesional.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Kongresi i PS/ Rama, ndjesë për Fatos Nanon dhe falenderim për Metën

Kongresi i PS/ Rama, ndjesë për Fatos Nanon dhe falenderim për Metën

Rama thumbon Blushin: Disa presin të përmbyset një gotë uji

Rama thumbon Blushin: Disa presin të përmbyset një gotë uji

VIDEO/ Momenti i sulmit kamikaz në Stamboll

VIDEO/ Momenti i sulmit kamikaz në Stamboll

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com