Rreth një orë pas mbylljes së procesit të votimit, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut ka publikuar dhe rezultatin paraprak të zgjedhjeve parlamentare.
Sipas këtyre të dhënave, nga fletët e votimit të numëruar VMRO-DPMNE renditet e para me 33.8% të votave, Koalicioni për të ardhmen Europiane, LSDM me 11.3%, Koalicioni Fronti Europian me 22% të votave, teksa VLEN ka arritur të mbledhë 19.2%.