Policia e Shtetit ka publikuar momentin e ekstradimit të “Baronit të drogës”, Gëzim Çela në vendin tonë.
Ai shfaqet me duart lart i rrethuar nga forca të shumta policie.
Gëzim Çela u ekstradua në bazë të një vendimi të 11 janarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj që lejoi ekstradimin pasi ky shtetas ka dhënë pëlqimin për t`u ekstraduar drejt Shqipërisë.
Çela akuzohet për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Ai akuzohet si kreu i një organizate kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.