Trajneri ynë ka mbushur sot 60 vjeç. Festa e ditëlindjes është zhvilluar në Francë, konkretisht në qytezën ‘Perros Gueric’ ku ka marrë pjesë kryetari i Bashkisë, përfaqësues të FSHF dhe miq të tij.
De Biasi ka thënë se dhurata më e mirë do të ishte kualifikimi i Shqipërisë ndaj Rumanisë, por gjithsesi të presim deri atë ditë…
Ndërkohë pak minuta më parë Federata Shqiptare e Futbollit publikoi në facebook fotot e ditëlindjes, ku vëret edhe tortën me flamurin shqiptar ndërsa urimi është në italisht.
“Shumë urime Giani De Biasi!”- edhe nga ne…