Emiljano Shullazi vazhdon të qendrojë në burg nën akuzë për gjobvënie dhe kërcënim. Edhe Apeli i Krimeve të Rënda vendosi pak ditë më parë të mos ndryshojë masën e sigurisë.
Ka shumë pak foto të Emiljano Shullazit. Ajo që qarkullon më së shumti është shkrepur kur u arrestua në 2006 (foto 1).
Edhe policia është treguar “e kujdesshme” të mos lejojë publikimin e imazhit të tij. Por gazetarët kanë arritur të sigurojnë një foto të fundit të tij. “Boldnews.al” boton këtë foto që është bërë gjatë momenteve kur po lëvizte nga burgu 313 për në sallën e Gjykatës për Krime të Rënda, ku po paraqitej për të zhvilluar seancën rutinë të kërkesës së Prokurorisë për vijimin e mbajtjes së tij në masën e sigurisë “arrest në burg”. (foto 2)