Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin emrat. Ja gjyqtarët që po hetohen për pronësinë e Vollgës

2016/04/22 at 11:55 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Sekuestrohet ish-hotel “Vollga”, u përvetësua nga Shullazi

DURRES- Hetimet për marrjen e ish-hotel “Vollgës” nga Shullazi përmes gjobvënies kanë nxjerr në pah të tjera probleme me pronësinë e këtij objekti në Durrës. Prokuroria është duke hetuar gjyqtarët që vendosën që objekti të kalojë në pronësi të kompanisë arabe. Përmes një njoftimi për mediat organi i akuzës sqaron se “në një proces civil që ka zgjatur për disa vite, dy palë kanë pretenduar pronësinë mbi truallin dhe objektin. Konkretisht, Mohammmed Abdullah Bavazeri, përfaqësues i “Saudi Brother Commercial Company” dhe shtetasi Zanmir Hasa, janë përballur në gjykatë me pretendimet e tyre dhe çështja ka arritur deri në Gjykatën e Lartë”.


Prokuroria e Durrësit ka konstatuar se teksa që po zhvillohej shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Lartë, gjykata e Durrësit, për të njëjtin objekt, ka marrë vendimin nr. 449, dt. 18.02.2013, në bazë të të cilit urdhërohet Hipoteka e Durrësit të regjistrojë si pronar në këtë pronë shtetasin Mohammed Abdullah Bavazer, duke fshirë automatikisht nga regjistri hipotekor emrin Zanmir Hasa, i cili rezultonte deri në atë kohë si pronar pranë ZVRRP Durrës.

Prokuroria e Durrësit dyshon se vendimi nr. 449, dt. 18.02.2013 i gjyqtarëve Dhurata Bilo, Vladimir Skënderi dhe Ndue Gjura, është marrë në kundërshtim të hapur e flagrant me ligjin, pasi nuk referohet në asnjë bazë ligjore dhe në dijeni të plotë të ekzistencës së një gjykimi paralel, i cili ndodhej në Gjykatën e Lartë.

Prokuroria e Durrësit vlerëson se vendimi gjyqësor i mësipërm nuk ka asnjë bazë ligjore, pasi në asnjë dispozitë të Ligjit  nr.7843, dt.13.07.1994 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” nuk parashikohet koncepti i “fshirjes” së një regjistrimi të kryer apo “anullimi” i fshirjes.

Në vlerësimin e prokurorisë, shkelja është e dukshme, pasi gjykata, në asnjë moment të vendimit të saj, nuk ka shprehur se në çfarë dispozite e bazon vendimmarrjen e saj konkrete për anullimin e fshirjes së kryer nga ZVRPP Durrës.

Prokuroria e Durrësit, deri në këtë fazë të hetimit, ka krijuar dyshime të arsyeshme se ky vendim i gjykatës është marrë haptazi në kundërshtim me ligjin, pasi, duke mospasur asnjë bazë ligjore, gjykata ka vendosur diçka të cilën nuk mund ta vendoste në asnjë rast.

Ky veprim i gjykatës është kryer me dijeni të plotë të paligjshmërisë nga ana e saj, pasi vetë gjykata në vendim është shprehur se zgjidhja përfundimtare e çështjes do të sigurohet pasi të shqyrtohej nga Gjykata e Lartë vendimi nr.433, dt.13.03.2002 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, në zbatim të të cilit, Hotel Iliria (ish-“Vollga”) ishte regjistruar në emër të Zanmir Hasës.

Pra, nga njëra anë gjykata ka pranuar se zgjidhja përfundimtare e çështjes do të vinte pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të konfliktit të themelit nga ana e Gjykatës së Lartë dhe nga ana tjetër, po kjo gjykatë, ka vendosur fshirjen e regjistrimit të pronës nga emri i Zanmir Hasës dhe regjistrimi në emër të shoqërisë Saudit Brothers Commercial Company.

Krahas hetimit të nisur tashmë, Prokuroria do të njoftojë Presidentin e Republikës dhe Këshillin e Lartë të Drejtësisë mbi dyshimet e saj për vendimmarrjen e tre gjyqtarëve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Video/ Hotel “Vollga” një triller

 



Ju sugjerojmë

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

24 Qershor, 2025 10:42 am
Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
Bota

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

24 Qershor, 2025 10:34 am
Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje
Bota

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje

24 Qershor, 2025 10:29 am
Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet
Bota

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

24 Qershor, 2025 10:14 am
“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump
Aktualitet

“The Guardian”: Sazani, ishulli më i pazhvilluar, i shitur familjes Trump

24 Qershor, 2025 10:07 am
Sulmi në spital/ Netanyahu zotohet për hakmarrje: Tiranët e Teheranit do ta paguajnë
Bota

Izraeli pas pranimit të armëpushimit: Do përgjigjemi me forcë ndaj çdo shkeljeje

24 Qershor, 2025 10:06 am
25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat
Bota

25 të vrarë në Gaza/ Ushtria izraelite hapi zjarr ndaj personave që prisnin ndihmat

24 Qershor, 2025 10:02 am
Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare
Bota

Merz mirëpret armëpushimin Izrael-Iran: Zhvillim pozitiv për sigurinë ndërkombëtare

24 Qershor, 2025 9:51 am
Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin
Aktualitet

Plagosi me thikë 23-vjeçarin në Tropojë, policia shpall në kërkim autorin

24 Qershor, 2025 9:49 am
OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve
Bota

OKB akuzon Izraelin për “shfarosjen” e palestinezëve

24 Qershor, 2025 9:42 am
Para
Foto/ Ledri Vula për darkë me të dashurën dhe Lori Hoxhën

Shikoni si llastohet Ledri me prindërit

Zajmina Vasjari një “sex simbol”, kush e zhveshi në foto?

Ja çfarë bën Zajmina pas denoncimit në polici

Investitorët e huaj: Ja shkaqet pse s’mund të bëjmë biznes në Shqipëri

Investitorët e huaj: Ja shkaqet pse s'mund të bëjmë biznes në Shqipëri

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Sherr në Golem/Plagoset me armë zjarri 21-vjeçari, autori në arrati

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
24 Qershor, 2025

Një sherr ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Golem të Durrësit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 21-vjeçar....

Lexo më shumë

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme

Evropa në kërkim të një roli për krizën në Lindjen e Mesme
24 Qershor, 2025

Evropa ende po kërkon një rol në konfliktin Izrael-Iran, pasi u zu në befasi nga sulmet e SHBA-së ndaj Iranit,...

Lexo më shumë

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje

Izraeli akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit, zotohet për kundërpërgjigje
24 Qershor, 2025

Izraeli e ka akuzuar Iranin për shkelje të armëpushimin pak orë pasi hyri në fuqi. Ministri i Mbrojtjes i Izraelit,...

Lexo më shumë

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet

Armëpushimi me Iranin, Izraeli rihap hapësirën ajrore dhe fillon fluturimet
24 Qershor, 2025

Pas një nate të mbushur me breshëri raketash të lëshuara nga Irani, Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit njoftoi se hapësira...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com