Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Dalin dokumentet “tepër sekret” nga Vatikani për Shqipërinë. A është gjallë ipeshkvi?

2016/12/03 at 9:17 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 7 min
A A
Dalin dokumentet “tepër sekret” nga Vatikani për Shqipërinë. A është gjallë ipeshkvi?

25 vite pas rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Vatikanit (ku ende nuk kemi një ambasador), është vënë theksi te harmonia fetare, kontributi i kishës në Shqipëri si edhe janë publikuar dokumente deri tani të panjohura.


DESHIFRIM. Tepër sekret. Të rikthehet në organin e shifrës. Ndalohet me nxjerrë kopje.
“Kërkonte mbështetjen e tyre para rrezikut të forcave shkombëtarizuese të Serbisë dhe të kishës së saj. 4)Sipas gazetarit shqiptar në radion italiane, Albert Akshija, i cili ka konfirmuar përsa thuhet më sipër, Vatikani e ka vlerësuar heqjen e nenit për fenë nga Kodi Penal, por ditët e fundit forca të ndryshme (vijon në fletën tjetër) kanë shfaqur dyshime mbi këtë veprim. Burime të ndryshme kanë informuar se në Shkodër pas ekseseve që pati në fillim të vitit, janë dënuar me pretekstin për agjitacion e propagandë, disa persona që në fakt janë dënuar për propagandë fetare….

DESHIFRIM. Tepër sekret. Të rikthehet në organin e shifrës. Ndalohet me nxjerrë kopje.

“Të dorëzojë një kopje të mesharit të Gjon Buzukut. …Qëndrimi i Vatikanit do të sensibilizohej akoma më shumë ndaj Shqipërisë, nëse nga autoritetet shqiptare do të bëhej ndonjë gjest, duke dhënë ndonjë të dhënë mbi gjendjen e ish-peshkopit të Durrësit, Nikolla Troshani, me të cilin Vatikani ka humbur çdo lidhje dhe nuk di se ku ndodhet, nëse është gjallë, etj.”.

Në një letër të mëvonshme, data e së cilës nuk lexohet, shkruhet se “hapi i rëndësishëm, ishte korrespondenca midis Selisë së Shenjtë dhe Peshkopit Trashani, sepse ajo nuk është thjesht një kortezi, por një raport shpirtëror, që ka të bëjë me strukturat e organizimit të fesë”. Më tej vijohet në të njëjtën letër, “një javë pas letrës sonë, Troshani na ka dërguar një përgjigje me postë normale. Edhe ky fakt është me rëndësi, sepse tregon se ai pas shumë vuajtjeve lejohet të komunikojë, me neve”…

Ka pjesë ta palexueshme në këtë letër, por më tej vijohet: “Dëshirojmë që sa më parë të dërgojmë në Shqipëri një funksionar të (fjalë e fshirë)… Vatikanit, një vizitë të shkurtër njohëse. Mendojmë të jetë një njeri nga zëvendësit e mi, i cili të qëndrojë pak kohë, sa për një bisedë a drekë 2 deri 3-orëshe, në shtëpinë e Troshanit, apo diku tjetër…
Natyrisht, si kontakti i parë që është, në duam që të bëhet në kushte normale, pa zhurmë e bujë, pa asnjë shqetësim për qeverinë shqiptare. Nuk dëshirojmë të shkaktojmë asnjë provokim, duam thjesht të ndihmojmë që ky peshkop, tashmë në moshë të thyer dhe kaq mundimesh të ndjejë një sadisfaksion.

Me sa dimë ne, Troshani nuk ka bërë ndonjë kritikë ndaj regjimit dhe ka shprehur thjeshtë kërkesa shpirtërore. Tha se i dërguari i Vatikanit për të realizuar takimin me Troshanin do të ketë nevojë për ndihmën e autoriteteve shqiptare… U lut që kërkesën e tij t’ia transmetojë qeverisë dhe kur të kem një përgjigje t’ia bëjë të njohur…”. Letra vijon, por leximi i saj është i pamundur – në të gjitha dokumentet në vend të “ipeshkëv” përdoret “peshkop”, ndërsa mbiemri del herë Troshani e herë Trashani.

Këto tri dokumente janë shkëputur nga ekspozita e çelur dje në Ministrinë e Jashtme në kuadër të konferencës ‘Çerek shekulli marrëdhëniesh të tjera mes Shqipërisë dhe Vatikanit’. Të sigluara në fillim si ‘Tepër sekret’, e sot të deklasifikuara, ato janë informacionet e para zyrtare për interesimin e Selisë së Shenjtë për të lidhur marrëdhënie me Shqipërinë, në muajt janar-dhjetor 1990, raportime nga diplomatët tanë në Romë për çfarë interesohej Vatikani madje, deri edhe kërkesa për ndihmë që Shqipëria i bënte Vatikanit për të ndërhyrë sa i takon gjendjes së shqiptarëve në ish-Jugosllavi dhe afrimit të Shqipërisë me Perëndimin teksa komunizmi po binte. Ka qenë Drejtoria e Arkivit Historik dhe Dokumentacionit në MPJ që ka paraqitur një ekspoze historike me pasuritë arkivore të MPJ mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike të shtetit shqiptar me shtetin e Vatikanit.

KUSH ISHTE IPESHKVI
Ipeshkvi (në letër peshkopi) për të cilin Vatikani interesohej e për të cilin Shqipëria e kohës qe e gatshme të jepte informacion, siç shihet edhe për të fituar një farë vëmendje nga Selia e Shenjtë, ishte Imzot Nikollë Troshani. Për të pak dihet nga publiku i gjerë. Është ndarë nga jeta në fillimvitet 1990. Historia e emërimit të tij, përbën interes, pasi ai u emërua nga komunizëm.

Pas përplasjes së shtetit komunist me Kishën Katolike në Shqipëri, “shteti kërkoi të rregullohen disi marrëdhëniet me të gjitha institucionet fetare e kryesisht me Kishën Katolike, përmes një statuti. Shteti paraqiti një statut të vetin. Në takimin e zhvilluar në Kryeministri mes Mehmet Shehut e Imzot Bernardin Shllakut, u ra dakord që emërimet të bëheshin nga Selia e Shenjtë, por komunikimi mes Selisë së Shenjtë dhe Kishës Katolike në Shqipëri do të bëheshin përmes qeverisë”, shkruante Imzot Zef Simoni.
Ipeshkvi për të cilin interesohej Vatikani, Imzot Nikollë Trashani ka qenë shuguruar ipeshkëv gjatë kohës së komunizmit. Mbas firmosjes së statutit të sipërpërmendur, ai u emërua nga Selia e Shenjtë, me propozimin e Imzot Çobës, në prill të vitit 1959, si ipeshkëv i dioqezës së Lezhës dhe i Durrësit, edhe pse dioqeza e Durrësit iu mbajt e fshehtë Imzot Nikollës, me presion të qeverisë.

KONFERENCA “ÇEREK SHEKULLI”
Konferenca e mbajtur dje, “Çerek shekulli marrëdhëniesh të tjera mes Shqipërisë dhe Vatikanit”, mblodhi së bashku politikanë, diplomatë, përfaqësues të Vatikanit dhe të Kishës Katolike. Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi folën për bashkëjetesën dhe harmoninë fetare. “Shqipëria përbën një simbol unik të kësaj filozofie të paqes.

Bashkëjetesa dhe harmonia fetare që përshkon në shpirt e Kushtetutë mbarë shoqërinë, botën dhe historinë shqiptare, përbën bazamentin e patjetërsueshëm të humanizmit dhe dimensionit moral, që siç nënvizohet me të drejtë nga selia e shenjtë duhet të udhëheqë sot e gjithmonë marrëdhëniet ndërkombëtare”, tha Bushati. Mandej, në fjalën e tij, i dërguari i posaçëm i Selisë së Shenjtë, Mons. Diego Causero, tha se “Selia e Shenjtë, Shqipëria dhe shteti shqiptar i kanë konsoliduar gradualisht lidhjet e tyre. Në të njëjtën kohë vërejmë angazhimin e Kishës Katolike për të dhënë kontributin e saj në ndërtimin e Shqipërisë”.

Ndërkaq, Arqipeshkvi i Metropolit Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra OFM, duke vlerësuar hapjen e Shqipërisë, demokratizimin dhe lirinë fetare, kujtoi vitet 1990, kur “ata meshtarë e motra, që i kishin mbijetuar komunizmit, nisën punën e tyre për t’u ardhur në ndihmë shpirtërore e materiale katolikëve dhe të gjithë atyre që kishin nevojë”. Kujtoi njëherësh, vitin 1997, luftën e Kosovës dhe ndihmën që ka dhënë kisha në këto raste.
Imzot Massafra, solli në vëmendje edhe problemet e pronave, por tha edhe se Kisha katolike në Shqipëri ndjek shembullin e shërbimit ndaj “çdo njeriu, se kështu i shërbehet Zotit, si ka punuar Shenjtja Nëna Tereza dhe si kanë punuar 38 Martirë që u shpallen të Lumë më 5 nëntor 2016”.

Në fund, e jo për nga rëndësia, ai dha një mesazh të qartë: “Uroj që marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë të ndikojnë edhe në bashkëpunimin ndërmjet Kishës Katolike në Shqipëri dhe shtetit shqiptar dhe si fryt i kësaj dite të kemi sa më shpejt ambasadorin në Selinë e Shenjtë”. Kujtojmë se Shqipëria në Vatikan nuk ka ambasador, por të ngarkuar me punë, Visar Zhitin.
Para të pranishmëve u shfaqën edhe dy video mesazhe: nga ish-ambasadori i Parë i Shqipërisë në Vatikan (Vili Kamsi) dhe nga ish-ambasadori i parë i Vatikanit në Shqipëri (Ivan Dias) si edhe një film i shkurtër nga ekspozita fotografike kushtuar jetës dhe veprës së Shenjtorës Nënë Tereza.

NJË HISTORIK
Kumtesa kryesore u mbajt dje nga Dr. Dom Nikë Ukgjini, historian dhe docent pranë Institutit Filozofiko-Teologjik të Shkodrës. Me titull “Reflektime nga historia e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Vatikan”, Dom Nikë Ukgjini e nisi historinë e lidhjes së Shqipërisë me Krishtërimin “me mësimet e krishtërimit nga koha e Shën Palit, kur përshkoi Ilirinë në vitin 66 dhe emërimi i ipeshkvit të parë në Durrës në vitin 58 i Shën Caesarit”, mandej kujtoi se “marrëdhëniet e shqiptarëve me Selinë e Shenjtë u intensifikuan duke njohur kulmin e tyre në kohën e heroit, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu”.

Ai u ndal te koha e Perandorisë Osmane, si edhe te të Papa Klementi XI, i njohur edhe si Papa Françesk Albani, i cili kujdesin e tij atëror ndaj shqiptarëve të robëruar nga Perandoria Osmane e tregoi duke thirrur Kuvendin e Arbrit në vitin 1703 në Mërqi të Lezhës.

Duke ardhur më afër në kohë, Dom Nikë Ukgjini, kujtoi edhe rolin që Selia e Shenjtë luajti me rastin e Konferencës së Londrës, me 1913, por edhe të Parisit, në vitin 1919, kur kërcënohej edhe matej copëtimi i trojeve shqiptare. “Me këtë rast kryedelegati shqiptar, Imzot Luigj Bumçi dhe sekretari, Atë Gjergj Fishta, duke vizituar në dy raste, më 6 mars dhe më 28 dhjetor 1919, papa Benediktin e XV, u shpëtua Korça dhe Gjirokastra që do të aneksoheshin nga Greqia”, tha ai. Pasi përmendi delegatin e parë zyrtar i papatit pranë Shtetit Shqiptar, më 12 dhjetor të vitit 1919, Ernesto Koci (Cozzi); delegatët pasues Giovanni Della Pietra(1927-1936), Ildebrando Antoniutti (1936-1938), ai u ndal edhe te Leone Giovanni Nigris (1938-1945), i cili në muajin mars të vitit 1945, me urdhrin e Enver Hoxhës, u dëbua nga Shqipëria, duke ia mbyllur dyert Selisë Apostolike për 45 vite me radhë.

Me ardhjen e demokracisë, Dom Nikë Ukgjini, foli për të 25 vitet e marrëdhënieve Shqipëri-Vatikan, e nisi me “delegacioni e parë zyrtar dërguar në Shqipëri nga Papati, me 20-23 mars në vitin 1991, kryesuar nga imzot Claudio Celli”, te vizita e ish-kryeministrit Ylli Bufi, ardhja më 7 shtator 1991, të ambasadorit (Nunci Apostolik), Imzot Ivan Dias në Tiranë, si edhe nuk la jashtë vëmendjes, ngjarjet historike: vizita e realizuar më 25 prill të vitit 1993, nga Papa Gjon Pali II në Shqipëri apo edhe vizita e Papa Françeskut më 21 shtator të vitit 2014. Duke përmendur edhe kardinalët Mikel Koliqi e Ernest Troshani, ai kujtoi edhe lumturimin e 38 martirëve në Shkodër me 5 nëntor si edhe në fund, e vuri theksin tek “roli që ka luajtur Kisha katolike, në formimin e identitetit kombëtar, në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, letërsisë, kulturës dhe bashkimit të kombit”

(Gazeta Shqiptare)

 

 



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Zjarri në burg/ “Të burgosurit panë tmerr me sy, polici i la brenda”

Amnistia në burgje/ Zbardhet dokumenti zyrtar, kategoritë që përfitojnë

Emri/ Aksidenti në autostradë, pranga shoferes që shtypi këmbësorin

Emri/ Aksidenti në autostradë, pranga shoferes që shtypi këmbësorin

Pasul

E enjte pa Doktor
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com